Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

***

Ti fle Durrësi im;
Me mijëra frymëmarrje
I shfryjnë qiellit inatin e djersës tënde,
Ndërsa deti që të freskon krahët
Hënës ia zbeh dritën me tis gri…

Ti fle sonte Durrësi im,
Ndërsa unë zgjuar
Të ndiej të thinjur;
Plakje e çuditëshme kjo jotia;
Ti linde, jetove duke u fortësuar,
Për të vdekur, me dheun tënd
Mbulove veten, që sërish
Të rilindje, I plakur…

Ti fle sonte Durrësi im;
Unë skam gjumë, bashkë me
Mua dhe ndonjë tjetër individ,
Por me dremitjen tënde ska punë.
Ajo më përket vetëm mua,
Mua që po thinjem thuajse si ti,
Vetëm se unë pas jo shumë
Do harrohem,
Ndërsa ti do vijosh të plakesh,
Si tani…

 

XVI

I falem madhështisë tënde,
o i zjarrti Zoti Diell,
ty që perëndon në muzgje të përgjakura,
e në mëngjeze të arta,
lind çdo herë.

Ty që me djeg me trishtim,
kur pas reve fshihesh,
ty që fal shikim,
e që nuk lejon,
me sy të lirë të shihesh.

Nuk mund ta imagjinoj,
një mëngjes pa ty o Diell,
toka do të dukej e shkretë, e kotë,
ndoshta do të zhdukej,
do i humbte kuptimi edhe frazës:
i kaltri qiell..

Deti do të ishte veç një pellg,
me ujë, llum të errët,
pa ngjyrim,
pemët madhështore,
do dukeshin si skelete,
Vejushash në vajtim.

Njerëzit si lugetër transparentë,
do endeshin nëpër të thellin terr,
miljarda hijesh të vdekura,
do çirreshin në kor,
nga humbëtira e më të egrit ferr.

Ndaj sot të falem,
ty që zemrën ma ngroh,
nuk është e largët dita, ose është,
që me baltë do më mbulojnë,
e atëherë errësira e përhershme,
do mbretërojë mbi mua,
e perëndime mbi det,
kurrë më nuk do të shoh.

25-08-2015

 

***

Diell që muzgon mbi det,
Harroji ndodhitë që të lodhën,
sot…
Nesër do agosh sërish pas malve,
e do i biesh botës rrotull si dje,
më kot…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s