Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

***

Udhëtimi vazhdoi gjatë,
Pa gënjeshtra,
Pa dhimbje të vuajtshme,
Por më pas …

Kalova cakun e besimit,
Besimi i tepërt më verboi,
Sytë papritur mi izoloi,
Me perden e mashtrimit.

Por më pas…
Marrëzisht të ndoqa,
Vërtetë e teprova,
Ah pendesë moj e bukur.

U rrezikova për ty,
Djall me maskë engjëlli,
Nuk e dija se ç’ishe vërtetë,
Por më pas…

U fsheha nga ti,
Me friken nga një krah,
E në tjetrin rëndohej pendesa,
Në këtë botë nuk ekziton më prezenca ime… .

#Si_BORA_Huda
26.08.2017

 

Ndonjëherë… Sikur…

Ndonjëherë… Sikur…
Janë fjalë që na shtojnë dëshirat,
Ndonjëherë… Sikur…
Fjalë që na rrethojnë,
Këto zemra dinë veç këtë gjuhë,
Na lejoni ti themi këto fjalë,
Jemi fëmijë, kemi ëndrra, kemi dëshira.

 

E di… ?!

E di ?!
Ti mendon se i di të gjitha,
Por jo miqësinë e vërtetë.
Ti nuk di ta formosh
Ti nuk di ta mbash
Ti nuk e di se ç’është miqësia e vërtetë.

Po a nuk e ke pyetur veten se ç’është jeta pa një miqësi të vërtetë ?!
Është një shkretëtirë
Aty ku asnjë nuk të flet.
Mundohu ta heqësh menjëanë xhelozinë,
E më pas do mësosh ta kuptosh miqësinë.

#Si_BORA_Huda

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s