Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Innokentij Fjodoroviç Anjenskij

Kalendari poetik:

Sot kalendari shënon më 1 shtator datën e lindjes për Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1855-1909), poet, kritik letrar dhe përkthyes rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit rus; shpesh krahasohet me ‘poetët e mallkuar’ francezë, si Bodler apo Verlen; poezia e tij ndikoi fuqishëm në brezin pasardhës të simbolizmit rus si Anna Ahmatova Ivan Gumiljov dhe Osip Mandelshtam. Qe drejtor i gjimnazit në Carskoje Sjello ku pat studiuar edhe Ahmatova që e kujtonte si “mësuesi im i vetëm”. Përzgjodha këtë poezi të tij nga arkivi im duke ju uruar një shtator të mbarë:

HEDHUR NË FUND (Я на дне)
Innokentij ANNJENSKIJ

Sipër meje veç ujë të ndyrë,
Unë pa vlerë, hedhur në fund.
Dritarja nxirë me errësirë
Asnjë dalje s’rrëfen, për askund.

Qiellin kujtoj dhe fluturimet,
Stërkalat mbi mermerin e bardhë,
Ujët që zhrmshëm rrjedh ndër burimet,
Si përndezur nga zjarre të kaltër…

Në këtë jerm ndjej zëra përçart,
Që cytin amullin’e urryer,
Për mua rënkon Andromeda lart
Me krahun e bardhë e të thyer.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s