Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Ti mund t’ia dalësh
 
Ti mund t’ia dalësh miku im
në rrugën e jetës, së shtrembër, pa tabela
e di, vështirë është pa orientim,
a të ecësh i vetëm, në kurthe me gjemba.
 
Por ti mund t’ ia dalësh, besomë, e di,
ndonëse frika të err sytë një çast,
se ke at’ forcë, që rrallë kush e ka si ti
e të tjerë nuk munden kurrë ta arrijnë.
 
Ajo forcë mik, mban emrin dashuri
atë të dlirën, pa shtirje e mëkate
ke mjaftueshëm që t’ ia dalësh ti
e t’ ia hedhësh paq, kësaj të stisur valle.
 
Ndaj, nëse e nesërmja të tremb
e vetja do të duket, si i humbur në re
vetëm shto forcën e asgjë më tepër
e duke qeshur, vazhdo rrugën sërish.
 
Se problemi i vërtetë me njerëzinë
nuk është padija në këtë jetë,
por të shohësh mirësinë, si shpëtim
e ta ushqesh me dashuri përjetë.
 
 
 
Përpara lindjes së çdo agimi
 
Përpara perëndimit të një dielli
Përpara frymës së parë
Përpara rrëshqitjes së një loti
Përpara pikturimit të një buzëqeshje
Përpara ëndërrimit të së ardhmes
Përpara përjetimit të së sotmes
Përpara ndjesisë së dyshimit
Përpara përfytyrimit të një arsyetimi
Përpara se njeriu të rikrijonte veten
Përpara se lloji të zhdukte llojin
Përpara se gjithçka ti shërbente vazhdimësisë
Ka ekzistuar: BESIMI !
 
 
 
Asgjë nuk është e rastësishme
Dedikuar ty
 
Përqafoje rrezen e parë të diellit
buzëqeshi agimit dhe jetës çdo çast
Zgjidh fustanin më të bukur, buzëkuqin
këpucët e preferuara, mos i ruaj në raft.
 
Mos mbaj mëri nga nata e shkuar
Negativiteti dije, mbjell ftohtësi
Gëzoju të sotmes sa e ke ndër duar
Mos e lër të nesermen të ta fshij
 
Duaj më shumë dhe fal me zemër
Ëndrrat realizoji, mos i ndrydh pa i parë
bëj gjithcka mundesh, mos e quaj “të tepërt”
Në varr e dashur, asgjë s’ ke për të marrë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s