Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

QIELLIN DO TA MBAJË ME SHPATULLA

Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudhës,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës…

Vetëtimat e rrufet do t’më binden,
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do mbrojë anijet e avionët para se të digjen,
do luftojë përballë kuçedrës e do helmojë shtrigën…

Do ua dalë më së miri, rrebesheve, furtunave,
do kalojë e do kthehem nga trekëndshi i Bermudhës,
më besoni, me fenomenet do e gjej gjuhën,
po jo kaq lehtë, do ta kem me poteret e zhurmën…!

Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do e mbaj me dhëmbë!

© Dhimnica

 

ME HËNËN BËRA DASHURI

Hëna herët në mëngjes,
më erdhi papritur në dritare!
Nga sytë derdhte lot e jo vesë,
afrohej hap druajtur, si manare…

Dy yjet e piketuar për vallëzim
e kishin lodhur duke pritur!
Ishin larguar ashtu pa drejtim,
humbur në galaktikën e ndritur.

Dhe erdhi te unë me shpresë,
që natën tjetër të delnim bashkë…
I premtova se do prisnim çdo mëngjes
dhe ajo e lumtur m’u fut në shtrat…

Marrë nga libri ” Të gjitha lulet kanë emrin tënd ” botuar në Tiranë 2015.

 

IKANAKËT

Ata ikën me lot nga atdheu,
atdheu nuk i nxinte, s’kish’ vend për ta,
ikën me zemër të lënduar si Prometeu
me mushkritë e kafshuara ikën ata.

Dhe sot vijnë përsëri me lot
ulen në gjunjë e puthin tokën,
atdheu për ta u kthye në kasafortë
dhe si gurë të rrukullisur “gjesdisin” botën…

Fëmijët e tyre e thonë fjalën atdhe,
me gjuhën greke,italiane,gjermane…
Fryn aromë e atdheut,frynë gjer atje,
ndaj vijnë bijtë në tokën e baballarëve.

Atdheu për ta u bë kasafortë,
ndaj ata vijnë dhe ikin vetëm me lot…

Marrë nga Të gjitha lulet kanë emrin tënd…Tiranë, Muzgu 2015.

 

RAPREZALJE…

Të kam ftuar me dhjetëra herë për kafe,
asnjëherë nuk më ke thënë jo…
Megjithëse nuk ke ardhur kurrë,
ndoshta është në genin e femrave
( deri më tash të pa studiuar shumë)
t’ i vijnë një mashkulli pas avazit,
ose të premtojnë shumë takime njëherësh,
si gjëra të thjeshta, si gjëra të rastit…
Dhe vetëm justifikime e asgjë tjetër…
Njëherë do ngjyesh flokët,
njëherë tjetër do blesh një bluzë
të dukeshe sa më e bukur për mua,
tjetër herë të vrasin këpucët
te majat e gishtave e më pas te themrat,
vallë kështu mund të jenë të gjitha femrat…!?
E kam zili kohën e vjetër arkaike,
atëherë kur s kishte bojë për flokët,
nuk kishte as dyqane moderne me rroba,
nuk kishte këpucë e këpucarë fare,
sapo të jepte fjalën një femër e bukur,
të ngjitej pas trupit si manare…

Tani gjërat mbetën në dorën tënde,
nuk ka më ftesa andej e këtej për kafe…
Çdo ditë kur kjo gjë të vijë në mendje
diku me një tjetër nga koha e arkaikeve,
(ndoshta edhe më e bukur se ty…)
unë do të jem duke bër raprezalje…!

© Dhimnica,gusht 2017, Selanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s