Poezi nga Ela Masllov

Poezi nga Ela Masllov
 
 
DIKUR…
 
Një hap
…dhe bota është kaq larg…
Një çast
…dhe ti nuk mundësh të kthehesh pas…
Një dëshirë
…e ndërton një barkë…
Por
…dallga e trazuar
mundet edhe të te vrasë…
Dëgjoj
…ditët që qeshin
siç qeshe ti me to dikur..
Shikoj
…netët çfarë veshin
të kujtohet kur i the “kurrë”…
Sot
…ti këndon melodinë e së shkuarës
thellë në detin e së tashmes…
 
 
 
* * *
 
Këmbët me ty ecin
edhe pse të miat presin…
Shpirti me ty fle
edhe pse nuk të prek…
Buzët ty të shijojnë
edhe pse të tuat mungojnë…
Dora për ty shkrihet
se e jotja nuk arrihet…
*** *** ***
Më mungon.
 
 
 
* * *
 
Natë e errët
yjet ndriçojnë në qiell
thuajse s’është natë
por në qiell ka diell…
 
Natë e errët
që nuk përfundon…
 
Dua të futem tek ëndrra jote
pafajësisht të të mbaj përqafuar.
 
 
 
* * *
 
Errësirës së natës,
yjet sfidojnë,
e qiellit duken diej….
 
Natë e pambarimtë…
E unë brenda teje dua të jem,
pafajësisht, si i vogli yll….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s