Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

***

Ashtu
e di përmendësh atë rrugë,
tamam si të shkoja për bar, ashtu,
me atë draprin me dhëmbë të zbërthyer,
me atë thesin tërë vrima të shpuara prej drapri,
tërë dëngla, anës një kanali, duke më pëlqyer vetja…
E di përmëndesh se…do më korrësh, tufa, tufa, tufa,
se do më fusësh me dorën tënde, me ca lajka në thes,
për të më ngjeshur fort me këmbë, fort,  fort,  fort…ashtu…
E di përmendësh atë rrugë, fillon ashtu…mbaron …ashtu…

Sofia Doko Arapaj
19.5.2017 Greqi

 

Inatet hibride

sot po rri…pres… të më blejnë një bukë gruri tek dera e dyqanit të fermës…
Ata hanë bukë gruri. Ne vetëm misër hibrid…
Vajti vonë, u errësua…
-O xhaxhi blimë një bukë….
Duart e zbrazura në ajrin e ngopur…
-O xhaxhi, se do fillojë shiu… do zgjidhen qentë e do na kafshojnë …o teta, na bli një bukë, me këto lekë, se s’ e hamë dot bukën e misërt…
Buzëqeshin sa të thithin ajkën e shpirtit….oohhhh i mrekullushëm ky fëmi…
Blenë për vete, për mua u kthyhen duarbosh…
Joooooo…u inatosën çismet që fusnin ujë,
Pooooo… ulëriti qielli
Bubullin në zemër…

Sofia Doko Arapaj
2.8.2016 Greqi

 

Kometat në det

Ndizen valët, shkumëbardha,
kemi kohë pa dashuri,
oh, të lutem hënë shtatzanë,
na lind sonte, ne të dy…
njërin, më të mire se unë,
tjetrën më ndritur se ti,
në një trup mjaltë të shkrirë,
na lind sonte ne të dy…

Sofia Doko Arapaj
Krete Greqi
8.3.2016

 

Të pafaj

Kur ika mora me vete kafazin.
kafazi mori me vete dhe tigrin,
tigri mori me vete mua….

Sofia Doko Arapaj
25.3.2016 Greqi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s