Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku
 
 
E DUA JETËN
SOT JAM 64 VJEÇ, JAM ENDE NJERI….
 
Filloj nga guri
Relieve i ashpër i jetës
Nga gjaku dhe zjarri,
Ku buzëqeshja
Është shëndrruar në kristale drite
Dhe ëndërra
Një horizont i lart me re
Ku dhimbja ngre perandorinë e saj
Ndërtoj me durim ditët
Grinë vrasëse të orëve
Dhe heshtjen prej shiu të pritjes
Ku luhet drama e madhe
Dashuria i ka ende lulet të përlotura
Puthjet
Si petale të gjakta
Ndërtojnë fjalët e pakuptuara
Gramatikën tragjike të mundimit
Mbushur me drithërima tufanesh
Dhe përqafime të mbetura jetim
Sepse jeta
Kërkon aq shumë pasion,
zjarr dhe shpresë…
Janë vrarë psherëtimat tona
Rënkimët magjike të dashurisë
Dhe klithmat e qiellta të cvirgjerimit
Ku kazënë pritë jeta…
…dhe me zjarrin
Me forcën e dritës
Me dashurine tënde prej femre
Ndërtoj pak nga pak jetën
Me përmasat e saj prej deti…
Nuk qënka e lehtë
Të jesh deti dhe qielli,
Zjarri dhe dielli
Ylli dhe puthja
Fjala dhe heshtja
Të jesh guri dhe toka,
uji dhe gjaku…
Të jesh vet jeta prej jesës …
 
 
 
PËRTEJ DHIMBJES
 
Në heshtjen
E pikave të shiut
Është portreti im
Prej trandafili të plagosur
Dhe zërat e fsheht
Nëpër lëndinat e dhimbjes…
Aty është
Sekreti
I dashurisë per ty
Është arti i puthjes
Dhe vallëzimi i përqafimit…
Përtej dhimbjes
Atje
Ku lulëzojnë
Lulet e dridheshme
Të psherëtimave tona
Fjalët që asnjëherë
Nuk patën kuptim
Dhe asnjëherë
Nuk thanë të vërtetën…
E vërteta
Ishte shkruar
Në fjalët tona të pathëna
Dhe dhimbjen tonë
Prej shiu…
Unë luaj me lotët e tu
Lotët e tu
I shëndrroj
Në një yllnaj të dielltë
Me gërma zjarri
Që përvëlojnë
Premtimet tona
Prej fëmijësh…
Dhe ti
Më thua se përtej dhimbjes
Ka dashuri
Ka dritë dhe frymë
Ka një buzëqeshje
Diellhene
Dhe një gurgullim
Puthjesh
Që bien nga qiejt
Duke ribërë detet…
Dhe unë të thash
Përtej dhimbjes
Është vetëm dhimbja
Një fushnaj lulesh të vdekura
Me buzët prej bryme
Dhe heshtjen
Prej drurësh të trishtë
Si murgjër
Nga kohë të tjera
të paemërt
të beaktisur
edhe nga vet dhimbja..
se…
pertej dhimbjes
ka vetëm dhimbje
Brenda
kësaj kohe të cmendur
Ku e vërteta
Dhe mashtrimi
Vrasja dhe drejtësia
Dashuria dhe urrejtja
Jetojnë
tragjikisht të pandara
Të pagjykuara
Dhe të lumtura
Në këtë kryedhimbje
Të të gjitha dhimbjeve.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s