SHI NË OBORRIN E LULEVE / Nga: Ramiz Kuqi

SHI NË OBORRIN E LULEVE

 

Nga: Ramiz Kuqi

Kishte kohë të gjatë që A. nuk i barti shkrimet e tij të përmbledhura në një vend, siç kishte vepruar herave tjera, mandej deri para pesë a gjshtë muaj ditë. Vapa siç duket e kishte lodhur atë dhe barin e njomë, të cilin ai me dashuri të madhe e kishte ujitur. Në mbrëmje dilte në oborr dhe dukej se lulet e zgjatnin kokën për ta përshëndetur , ndërsa lulet lëshonin aromë të këndshme. Ndhodhte shpesh të[ zgjohej edhe natën për të parë mos vallë po binte shi. Po shiu kihte ikur matanë maleve , pas shtatë kodrave. Kjo i kishte shkaktuar neveri për qiellin dhe shiun.
Ditëve të fundit A. po merrej me kopshtin, intensivisht. Çdo kashtë të vogël ose mbeturinë e fuste në thasë najllloni, mandej e bartte deri në kantonierin e grisur e të djegur që kompania e kishte vendosur para shitores së tij. Kështu veproi edhe në fillim të javës,kur. solli Cufin, një mjeshtër i rryer në punë, mbase kishte kaluar të shtatdhjetat, por murimin e kishte dashuri dhe, kënaqej kur gurët dukeshin mirë të vendosur dhe, kjo i shkaktonte kënaqësi.Edhe Nazi ishte një punëtor pa fjalë. I hajthëm në fytyrë, por i fortë si guri.
-Jeni lodhur sot?- i tha A. kur pa tërë atë grumbull gurësh. Ai po e arrnonte një mur të çarë, të gjatë disa metra. Ishte frikësuar se ai mund të shembej, ndaj edhe i vendosur siç ishte, tashmë ndjehej i shlodhur. E dinte se mjeshtër Cufi punonte me kujdes dhe nuk i trembej punës,
– Pak, jo shumë,- i tha Cufa A. Ja ky është traktori i shtatë. Morëm edhe gurët nga oborri i Agimit. Të vegjël e të mëdhenj, të gjithë do të hyjnë në punë dhe do ta ngrejnë deri në lartësinë e fundit , atje ku dukeshin gurët e bardhë, të vendosur aty vitin e kaluar.
– Lerni gurët dhe , ejani të ulemi pak. Pushoni se jeni djersitur shumë. Do të pimë nga një kafe. E do koha dhe rendi i ditës. Ka kohë për punë . Dita është e gjatë e ora paska kaluar pak minuta nga ora tre.
– Po vijmë, – i tha Cufa. Ja po e thërras edhe Nazin. Është shok i mirë dhe meriton çdo lëvdatë.
– E di, – i tha A.Cufit. E njoh nga moti. Nuk di të ndalet në punë. Madje ka edhe një sjellje burrërore.
– Do ta pres edhe një shalqi. Është krisur në mes , çarë nga dielli. Duket se është pjekur mirë dhe është i ëmbël si mjalti.
Në mbrëmje A. mblodhi sendet e shpërndara nëpër oborr, i futi në garazh dhe u fut brenda. Një bubullimë u dëgjua nëpër qiell dhe , një flakërimë vetetimë e ndriçoi hyrjen e derës së re, të cilën ai e kishte vënë para pak ditësh. Iu duk se kishte bërë një veprim të mirë. Era që përplasej në derë nuk mund ta fuste më shiun brenda. Një rrëbesh shiu u shpërnda nëpër oborr. Ai doli për të parë këtë pamje mahnitëse, pas asaj vape përcëlluese që kishte mbretëruar tërë verën. Duke e soditur pamjen e shiut nga ballkoni, cingëroi telefoni.- Çfarë je duke bërë A.?- i tha Nimja.
-Asgjë të jashtëzakonshme. Punëtorët kanë ikur për shtëpi.
– Hyp në dhomën e fëmijëve. Aty merr ca çaj të shtogut. Lina është sëmurë dhe , ka kollitje një javë e më shumë. Do t’ia çojmë kur të nisemi. Mos harro, të lutem. Ajo është mbesa ime më e dashur. Është e para e familjes dhe mua ma ka rrëmbyer zemrën. Jo që nuk e dua Nesën, kukullën e bukur. çufurrakën . Sa herë e hap telefonin, e shoh të buzëqeshur. Më grish të shkoj atje në përqafim. Kur isha vitin e kaluar, ajo nuk u nda nga unë, as natën.
– E mora Nime. Ke duar të arta ,- i tha A. Për asnjë çast nuk e humbe kohën. As kur dielli përcëllonte. Çaji është i mirë për kollitje dhe , ka një aromë të këndshme.- Po bie shi andej?
– Ka filluar të rigojë. Po atje?- e pyeti A.
– E ka freskuar mirë. Lus qiellin të mos na harrojë më.
– Flet ti me qiellin?- i tha Nimja A.
-Po. Flas çdo natë. Edhe kur puhiza e freskët zbret nga majat e maleve, edhe kur bie shi, si sonte.
– Po me yje a flet?- i tha Nimja.
-Flas. Yjet janë frymëzimi im . Ëndrrat e mia në mesnatë.Kanë gojë, hundë, sy, këmbë e duar. E dëgjoj kur e hap derën. Ulet përballë meje e më shikon drejt në sy. M’i dikton fjalët për vargje të reja. Atëherë gjithçka më duket se shndërrohet në zjarr e vullkan.
– Është mashkull a femër ky frymëzimi yt?
– Pyetje shumë interesante. Nuk e kam pyetur kurrë. Është më shumë se hyjnore. Ka flokë të gjata. Shpesh duket si dallgë deti e stërkala liqeni. Në syprinë të tij zbresin pelikanët e bardhë. Është një pamje mahnitëse. As unë nuk e kam të qartë se ku jam. Në qiell a në tokë,- i tha Nimës.
– Nuk ike për Dajt?- i tha Nimja.
-Jo. Për manifestimin e plisit. Nuk kisha kohë.Madje vapa e madhe nuk më la hapësirë për këtë takim poetik.Nuk e ndjeja vetën mirë. Kisha marramendje. Vendosa të qëndroj këtu, mes luleve të mia.Më shikojnë si të ishin njerëz. Kthejnë kokën nga ec unë nëpër oborr. Kërkojnë nga unë flijim për t’i ruajtur nga rrezet e diellit. Nganjëherë më duken si fëmijë. Duan përkushtim.
– Mirë ke bërë i tha Nimja. Unë nuk kisha kohë të rrija atje. Po prisja motrën të më vinte për vizitë. Ka kohë që vuan nga depresioni. Më tremb pamja e saj. Tërë kohën sa qëndroi, rrinte e heshtur. Fliste pak, Rrallë e përmallë. Nuk është më ajo e vjetra. Kur mblidheshin, ajo tërë kohën na dispononte. Shpresoj t’i kalojë shpejt. Po e merr veten ngadalë.-Po ç’ke dashur të thuash në poezinë “ KUR U TAKOVA”, mund të ma shpjegosh më imtësisht?-i tha Nimja. – Është kujtim a mallë lirik në vargje? – Është emër gruaje a ikje e largët?
– Jo Nime. Nuk ka të bëj me dashuri. Thjesht është një koncept filozofik mbi jetën dhe daashurinë ndaj fjalës, e cila më ka robëruar. Është një mbresë nga takimi i parë një natë vjeshte me poezinë. Asgjë më shumë.
– Jeni ju krijuesit pak si të krisur. Kritikoni njerëzit e pushtettit dhe injorantët, fodullët e kohës.Të pangopurit dhe zaptuesit e këtij qielli e toke.Për dy sy e një fije floku thurni vargje pambarim. Tregime e romane.Bini në gjunj para një femre. Ëndërroni një jetë idilike, të drejtë e pa shfrytëzim. Ndjeni dhembje për lypsarët dhe zogjtë që i tremb çdo erë e shushurimë.- E di përse them të krisur? I krisur më je dukur edhe ti. Kur u martuam, ti zgjoheshe natën i trembur nga shtrati kur unë doja të të shtrëngoja shumë…Të përcillja përmes vrimës së derës, e trembur se mos flisje me ndonjë dashnore të vjetër. Të shihja se si luaje kokën dhe e shtrëngoje stilolapsin mbi fletën e bardhë. Pastaj u mësova me Ty.- A thua janë të krijuesit e tillë?- i tha Nimja.
– Po besoj se po. Lermë ta përfundoj një varg Nime. Flasim nesër. Këtu po bie shi. Kam hequr këmishën dhe po i vështroj pikat e shiut se s’i po më derdhën nëpër trup. Ndjej një kënaqësi . Pas pak do të futëm brenda. Ta fshij trupin e bërë çull. Është shi i ftohtë, po lëkura e do.
– Mos harro çajin e shtogut !,- i tha Nimja A. Linës i kam thënë se do të sjell çaj për t’ia ndalur kollitjen. Sa herë fliste më mua. Qante. Ia pashë atë lot të virgjër si zbriste mollëzave të faqeve të saja të njoma dhe u shkula edhe unë duke çarë. Po Buzëqeshja e Nesës më solli në vete.- Kur do të vsih Nani?- më tha. Unë do të pres deri në agim.S’do të më zë gjumi nga meraku. E kam përgatitur krevatin në dhomën e gjumit. Aty ku u kënaqa duke dëgjuar nga goja jote përrallëza mbi fluturat nëpër livadhe dhe ylberin që shtrin qafën mbi lumë, pas çdo shiu.
Nata ra mbi shtratin e vet, ndërsa shiu me erë përplasej mbi xhamat e derës së re, e cila nuk e linte të futej në pjesën e parë të derës..tashmë dy dyer në një hyrje..Sikur e shikojnë njëra tjetrën me buzë në gaz.

29.8.2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s