FEMRAT TONA KRIJUESE, NË KATËR ANTOLOGJI … / Nga: Prof. Murat Gecaj; publicist e studiues

           FEMRAT TONA KRIJUESE, NË KATËR ANTOLOGJI …

Nga: Prof. Murat Gecaj

         publicist e studiues

Siç është e ditur, herë pas here, janë botuar dhe vazhdojnë të botohen antologji të ndryshme, me autorë shqiptarë. Kësaj radhe, shkurtimisht, po tregojmë  vetëm për katër nga ato.

Në recensionet modeste e të shkurtëra,  për këto antologji, më poshtë do të flasim, se si janë pasqyruar femrat tona krijuese, në këto antologji.

 

1.”Pena e Re”,  e Tiranës…

 

Jo shumë kohë më parë, konkretisht në muajin prill 2017, në mjediset e “Qendrës Rinore” të kryeqytetit, u organizua përurimi i Antologjisë, me titullin domethëns, “Pena e Re”. Ishin të pranishëm krijues, nga Tirana, por dhe nga rrethe të ndryshme të vendit tonë. Nën drejtimin e poetes Flogerta Krypi, emigrante në Berlin të Gjermanisë, aty u paraqit përmbajtja kryesore e këtij botimi, si dhe u bënë recitime të bukura, nga pjesëmarrësit.

Kjo antologji, me 200 faqe dhe e ndarë në tri pjesë, është botuar sivjet, nga Klubi Letrar “Tirana e Re” dhe paqyron krijimtarinë e disa autorëve, gjatë vitit 1916. Korrektimi letrar është bërë nga Fatjona Durollari, hyrja nga Flogerta Krypi dhe një koment nga Marjana Breçani.

Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve të kësaj antologjia dhe të tre të tjerave vijuese, po ndalemi me pak fjalë, për autoret femra krijuese.

Biseda  e parë, te “Pena e Re”, është bërë me autoren Manjola Markola.Aty, ajo ka treguar  diçka për jetën e saj dhe është ndalur, se kur e ka nisur krijimtarin e saj,  në poezi e në prozë. Gjithashtu, ka treguar ata, që e kanë nxitur e mbështetur në krijimet e botimet e saj. Po kështu, ka folur për autorët, që i pëlqejnë, shqiptarë e të huaj dhe këshillon që të rinjtë e të rejat të lexojnë, por dhe të shkruajnë pandrprerje.

Fatmira Loci ka nisur të shkruajë që në klasën e 7-të dhe vazhdon në gjininë e poezisë. Siç tregon në një bisedë me atë, deri tani, ka botuar dy vëllime me krijime të tillë, që janë pëlqyer nga lexuesit e saj. Dy bbiseda tjjera janë botuar, në këtë antologji, me Eltona Lakuriqin (Tiranë) dhe Shqipe  Palloshin, e cila jeton në Shkup.

Duke ndjekur njëra-tjetrën, në vazhdim, janë botuar bisedat me Lediona Brahon, e cila shkruan në poezi e prozë. Po kështu, në këto gjini letrare shkruajnë e botojnë: Xhiliola Lamaj (Vlorë) e Oralda Lahe (gazetare në Radio-Tirana).

Në pjesën e tretë të kësaj antologjie janë botuar punime, në: prozë, esse dhe poezi. Gjithësej, ato janë 35 krijuese të reja.

 

2.”Kolorit poetik”-Skandinavi…

(Përzgjdhur nga Zyrafete Manaj)

 

Rrjeti i femrave krijuese në Skandinavi, ka publikuar antologjinë “Kolorit poetik”, me përzgjedhje nga Zyrafete Manaj, të  krijimeve të tetë poeteve, në 112 faqe.. Pas hyrjes, që  e ka shkruar prof. Vesel Kryeziu, paraqiten emrat e disa autoreve, bashkë me jetëshkrimin e shkurtër e fotografitë e tyre dhe disa poezi të frymëzuara.

E para, në këtë antologji, është Afërdita Xani, me gjithësej 9 poezi, si: “Një jetë”, “Pritëm!”, “Pa ty” etj. Më tej, vazhdojnë 11 krijime poetike  të Elhame Gjyravecit (Danimarkë). Nga ato, veçojmë::”Kosovë, me zemër të madhe!”, “Fluturo, ti shqipe”, “Amerikë”, “Shokut të jetës”, “Mbesa ime”, “Zemra, zemrës…” etj.  Gjithashtu, për poeten  Elhame Zhitia-Krasniqi (Suedi), jepen pak të dhëna nga jeta e vazhdohet me 13 poezi të saj Ndër ato, janë: “Për agun e pranverës”, “Gëzimi”, “Kohë frymëzimi”, “Zambaku”, “Nuse po shkoj!” etj.

 

Tetë autore, të Antologjisë “Kolorit poetik”…

Fikrije Bylykbashi (Norvegji) na paraqitet me 10  poezi të saj, disa me ndjenja të bukura atdhetare. Nga ato, në krye janë “Himn për Kosovën”, “Shqipëria, kuq e zi” e  “Në Prekaz” dhe vazhdon me: “Loti i mërgimtarit”, “Në ishullin nordik” etj. Hasime Hoti (Finlandë) ka shkruar poezitë: “Bashkimi kombëtar” e “Kosovë heroike”, “Bacë, u krye”, “Amanet mërgimtari”, “Dëshirë”, “Sadik Rama” etj. Gjithashtu, me inters janë 10 poezitë e Vjollca Kastratit (Danimarkë), kryesisht, me temë shoqërore. Të tilla janë: “E vërteta”, “Vallja e jetës”, “Pikëpyetje”, “Mendim i heshtur” ose “Mikut të largësive”, “Rrëfim” etj.

Një tjetër autore, të cilës i lexojmë poezitë në këtë antologji, është  Yllka Sheqiri (Suedi). Veçori dalluese është se, 11 poezitë e saj, nuk kanë tituj, por trajtojnë probleme të ndyshme jetësore. Në njërën  prej tyre, janë këto radh domethënëse: “Kur te mos mundësh të frymsh,/ nga dhimbja që të ha përmbrenda/dhe kur mendon se s’ mund  të përballesh/ më shumë,/ qendro,  miku im! Qendro!”

Poetja e njohur Zyrafete Kryeziu-Manaj (Suedi), për të ciilën unë kam shkruar dhe në librin tim, “Për ju, krijuese”(Tiranë, 2015), ka botuar në këtë antologji 15 krijime të saj. Pa u ndalur në përmbajtjen, po përmendi vetëm titujt e disave prej tyre, shumica me përmbajtje atdhetare. Kështu, të tilla janë: “Zogj të fjetur ndër mote”(Gjithë atyre, që nuk patën fatin të prehen në Atdhe), “Malli për Atdheun”, “Emër legjende” (Adem Jasharit), “S’ jemi harruar” (Në prag të nisjes për në Kosovë) e “Aty, ku gjithëçka flet shqip”, por dhe “Në qepallat e tua”, “E, ti prapë nuk je!” (Motrës sime M, në 10-vjetorin e ndarjes) etj.

 

3.”Antologjia poetike”-Devoll…

 

Në muajin tetor 2016, në kryeqytet u organizua përurimi i  librit “Antologjia poetike e Devollit”. Në pamundësi për të marrë pjesë, mikja poete Eli Kanina më dhuroi një kopje. Në kushtimin e saj, ajo shkroi: “Meqenëse miqësia jonë filloi me ditëlindjet e Dritëro Agollit, me shumë respekt, u dhuroj, në ditëlindjen e tij të 85-të, këtë lumë vargjsh, dalë nga shpirti i devollinjëve. Për ju, miku im, Murat Gecaj, nga Eliverta Kanina, Tiranë, 15.10.2016”.
Gjej rastin ta falënderoj këtë mike krijuese dhe më poshtë, për herë të parë, po ndalem shkurtimisht në prmbajtjen e kësaj antologjie, për të cilën i ka përzgjdhur krijimet, Kosta Naka. Libri ka gjithësej 387 faqe dhe, në të, përfaqësohen 60 autorë.

Ashtu siç e kam nënvizuar dhe më lart, shkurtimisht, këtu do të ndalem vetëm në emrat e 16 femrave krijuese, që janë në këtë antologji. E para nga ato, është mikja Lida Lazaj, me 13 poezi., secila me veçorinë e bukurinë e saj. Ndër ato, janë: “Bilbili i Devollit”, “Erë vjeshte”, “Mik i vjetër”, “Letër vëllait” etj. Më tej, Entela Kasi ka publikuar 9 poezi, si: “Këngët e Kombit”, “E dashuruar”, “Ninullë malli”, “Trëndafili i tetorit” etj. Eliverta Kanina (Anelli). në këtë antologji, ka 13 poezi. Që në titujt e tyre mund të kuptojmë se çfarë përmbajnë ato. Ja, disa nga këto poezi: “Mëngjes, nënë!”, “Shoh vajzën, që fle”,”Rrëfenjë për ditëvere”, “Le të duhemi!”, “Autoportret” etj. Një  poete tjetër e re është Arjana Duçi, me 3 poezi të saj modeste: “Çast frymëzimi”, “Të blija kohën” e “Yjet dhe unë”.

Një përfaqësuese e krijueseve nga emigraconi është poetja Merita MeCormak (Bajraktari), banuese në Vashington DC.Gjithësej, nuk janë shumë poezi të saj, por me frymëzim e optimizëm, si: “Gëzo ditën!”, “Yllit tim”, “Duart e nënës”, “Brezi im” etj. Ndërsa Vera Hoxha Isaku ka publikuar tri poezi: “Oh, fati i verës!”, “Të aspirosh ndryhimin” e “Unë, në të shkuarën”. Më tej, janë botuar 7 poezi të shkurtëra, nga Antela Voulis (Spaho), emigrante ne Graqi. Nga ato, përmendim: “Ringjallje”, “Malli”, “Kjo mbrëmje” e “Vjeshta”. Të ngjashme, nga numri i vargjeve, janë dhe 8 poezitë e autores Rina Kolonja (Mytkolli). Edhe ajo, shkruan me mallin e mërgimtares, si: “Mall’ i Atdhut”, “Vendlindja”, “Nënës sime” etj. Poetja Jonida Diko “rrëfehet” para lexuesit, me 6 poezi të saj, si: “”Natë vere”, “Pranverë-‘97”, “Balada e luleve” etj.

Poetja Manushaqe Menkulasi na paraqitet, në këtë antologji, po me 6 poezi. Ndër titujt e tyre janë: “Në fshatin tim të lindjes”, “Dasmë në Amerikë”, “Malli”(Nestës), “Stambollia ime” etj. Nga e ndjera krijuese, Marie Sulçe (Fitret Bushka) është botuar poezia “”Fjalët”. Më tej, Sandrila Stefani (Gjata) paraqitet me 4 poezi; Rediana Kurtolli, me 3  poezi; Rezarta Aliko (Tomori), me 2 poezi dhe Valentina Diko, me 3 poezi. Ndërsa autorja e fundit, që e pëmbyll këtë antologji, është Juola Kamenica-Hibo (SHBA). Ajo ka publikuar poezitë: “Nënokë!”, “E mban mend?” dhe  “Një dopio fërnet”.

  1. “Sofra poetike”, Boras-Suedi (2017)…

 

Me qytetin e bukur të Borasit, në Suedi dhe me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni” të tij, më lidhin shumë “fije”, sidomos në vitet e fundit. Pa e zgjatur, tregoj se atje kam bërë një vizitë mbresëlënëse, bashkë me tre miq të mi nga Tirana, në pranverën e vitit 2012. Pas kthimit në Shqipëri, shkrova e publikova mbresat e mia, në librin, “Me zemër në vendlindje” (Tiranë, 2012). Po dhe disa kolegë e krijues shiptarë nga ai qytet, si Sokol Demaku, Bahtir Latifi etj., kanë ardhur e vizituar jo vetëm kryeqytetin tonë, por dhe Durrësin e qytete tjerë të Atdheut tonë. Po kështu, janë të shumtë miqtë tjerë krijues nga Suedia, me të cilët jam njohur, si në Boras e Goteborg, por dhe kur kanë ardhur në Shqipëri.

Ndër veprimtaritë e shumta, të bukura e frytdhënëse, që zhvillon disa vjet radhazi QKSH “Migjeni”, është dhe “Sofra Poetike”. Pikërisht për një botim, që pasqyron krijimet e disa bashkatdhetarëve tanë, në vitin 2017, dëshiroj që të them pak fjalë.

Për botimin “Antologji”(Sofra poetike, Boras, 2017), në 51 faqe, u përzgjdhën poezitë e disa autorëve.  Në këshillin botues të saj bënin pjesë krijuesit: Sokol Demaku, Hamit Gurguri e Bahtir Latifi, Secili autor, aty përfaqësohet vetëm me nga një poezi.

Duke kërkuar ndjesë, në këtë shkrim të shkurtër do të përmendim vetëm autoret femra krijuese. Kështu, e para, Irida Zusi paraqitet me poezinë “Dashuria”. Ndërsa Anila Mihali ka botuar poezinë “Kur vritet fjala”, Bardha Mançe poezitë “Të dy” e “Treni i jetës”, Deti Zogu “Poezia” dhe Elhame Gjyrevci, “Thuaja këngës, thuaja!”.

Në këtë Antologji janë botuar dhe poezitë e krijueseve nga Tirana,          Luljeta Gjosha-Pashollari, “E dua vargun” dhe Eli Kanina, “Pikturë pas një ndeshje”. Gjithshtu, tërheqin vëmendjen e lexuesit poezitë nga: Emine S. Hoti, “Ëndërrova”; Fatmira Loci, “Atë”; Griselda Doko, “Një udhëtar”; Hatixhe Xani, “Mbrëmje mërgimtare”(mikes nga kurbeti); Juliana Mehmeti, “Si dikur…”; Omela Kajtazi, “ Ëngjëj dhe djaj”; Rabije Bytyçi, “Zjarre të pafndme”; Sadije Aliti, “Brzi im”; Fatime Kulli, “Pije kulloshtrën e gjinjëve të mi”; Teuta Hazizi, “Mall”; Bahtije Breznica, “Njerëz të humbur”; Edona Heta, “Jam nga Ti”; Anna Mattsson (poezi, suedisht) dhe Kadrije-Dije Meniqi Fazliu, “Copëza jete”.

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, për këto katër antologji, ku janë autorë disa krijues tanë, ndër ta dhe shumë femra, i përshëndesim dhe i falënderojmë nga zemra të gjithë ata, që janë marrë, si me përgatitjen dhe botimin e tyre!

Ndërsa femrave tona krijuese, kudo që ato ndodhen, në vendlindje ose në emigracion, ju urojmë, përzemërsisht: Gjitha të mirat dhe botime sa më të shumta e të arrira, si në poezi, prozë etj.

Tiranë, 1 shtator 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s