Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani
 
 
Reflektim!
 
…thonë që në këtë botë,
na paska lumturi.
Mirë,
dakort,
po ku dreqin qënka,
ku,
…mos vallë,
në veshjet tuaja,
në ngërrdheshjet e juaja,
apo në haretë gazmore,
kunshfryni e haninsimkafshë,
apo në seksin e ndyrë,
ju lutem,
mos më thoni po.
… thonë që paska,
lumturi,
në këtë botë,
dhe unë po e kërkoj,
por,
jo midis jush!
dhe jo si ju!
 
 
 
Tre herë në Ferr!
 
Të kam thënë disa fjalë.
Aty,
në kufirin e heshtjes,
doja të thoja
në fakt,
që…më s’kam shpirt,
kaq,
asgjë tjetër
… ah mos harroj dhe këtë,
simka mundësi,
të presësh dikë,
që do të marri shpirtin?
….nuk kam çfarë të them më,
lexo fjalët e heshtura,
dhimbje pa zë…
 
 
 
***
 
Nuk dashurova sytë e bukur, por dritën që
kishin brënda.
As ata gishta aq të hollë e delikatë, por
mënyrën si më përkëdhelnin.
Nuk dashurova ato këmbë aq tunduese,por
mënyrën se si ecte,se si hidhte hapat.
Nuk dashurova ato flokë të zinj aq të butë,
por mënyrën se simja merrte era.
Nuk dashurova atë bark kaq të drejtë e kaq
me formë hyjnore, por mënyrën se si ngrihej e
ulej ngadalë nga frymëmarrja.
As buzët e saj të pikturuara, por mënyrën se si
hapeshin e si dilnin fjalët.
Unë nuk dashurova atë bukuri, por rashë në
dashuri me atë muzikë që krijonin sytë, buzët,
barku, këmbët…Rashë në dashuri me
simfoninë e çmëndur që bënte era me flokët.
Unë rashë në dashuri me shpirtin e saj jo me
teupin…
Ishte shumë vonë kur e kuptova këtë, shumë
vonë. Isha në një rrugë pa kthim.
 
(Eloi Corvo – Muzikë)
( 2013-01-25)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s