Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Dielli i vjeshtës
me pikëllim shikon,
qukapiku pyllit troket,
era nis e turfullon,
dimri me shkop po zbret.
 
 
 
☆☆☆
 
Buzë malit
bie drit’ e praruar,
ndizet një lapidar.
Mbeti me malin bashkuar,
të dy të pandarë.
 
 
 
☆☆☆
 
Shtëpia ishte po ajo,
dhe drurët fikur në oxhak,
dhe malli i ngulur kudo,
nga gozhda në mur
tek shilarësi në plepin plak.
 
 
 
☆☆☆
 
Tribunave të larta
në pranga vihet kusaria,
prapaskenave këndellet prush,
parangalla lubi
përsëri thasët mbush.
 
 
 
☆☆☆
 
Pse çdo vit që kalon
ti më largohesh!?
Larg e më larg syt’ të treten,
në flokët e reve mjegullohesh,
unë pas teje vrapuar mbetem.
 
 
 
☆☆☆
 
Atë natë kur lexoja Hygon,
kolore personazhesh prashisnin në kokë,
nëpër rreshta zgjohet Parisi e loton,
në funeralin e tij det
përkulet planeti Tokë.
 
 
 
☆☆☆
 
Këtu ku jam,
me timin vend
asgjë nuk ngjet.
As fjala e buka, as kënga e loti,
të gjitha atje, shkëmb mbi det.
 
 
 
☆☆☆
 
Mërgimtar!
Konop i gjatë me shira vjeshte,
shelg vajtues në akull ngrin,
deg’ e thyer maja kreshte,
torbën bosh vën’ mbi shpinë.
 
 
 
☆☆☆
 
Fjala e gojës
më e madhja pasuri,
melhem i plagës vënë,
peshore e vargut pashkruar,
çelës i dhimbjes pa thënë.
 
 
 
☆☆☆
 
Qajnë degët e kujtesës sime.
Ma shembën
çerdhen e ëndrrave.
Çerdhja u bë ylber
e ra mbi ujëvarë.
 
@seti pezaku vladi
29/7/2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s