TRI PIKA … / Poezi nga Valentina Mrijaj

Poezi nga Valentina Mrijaj
 
 
TRI PIKA …
 
Medito për mua
të përkryerën,
që ty të puth
çdo pjesë
dhe ti më puth
TRI PIKA… të ndjeshme
nuk jam mëkatare
të thyej ligje
që s’përfillen fare
dhe ti thyej
akujt e ngrirë
me batare
me artileri
hedh farë
mbi arën në pyll
në përjetësi.
Thaju
lakuriq nga prekjet
në ujrat e bekuar
shuaj etjen
dhe të nesërmen
do bindesh
se e jotja jam
jo vetëm në ëndërr.
Nëse gjum nuk kam
i dashur
ty të dua,
ose pranë më ke
dhe nuk fajsoj zogj
as mjegullirë e as re
por digjem në rrufe.
Mes zemrës
dhe shpirtit
humb mendja
sado e ndritur qoftë.
Çasti mos u harroftë
vetmia dëshmoftë
kulmin që bie
mbi TRI PIKA…
mes e përmes
fjalësh e shalësh
përmbytje valësh.
Zoti të faltë
ty mëkatarin
të parin
timin përjetë,
që pas teje
tjetër kurrë mos të ketë.
Ti je mbreti,
për mua thurëse ëndrrash
në TRI PIKA…
do shijosh të ndaluarin frut
e unë do vallzoj në pëllëmbën tënde
duke puthur sytë,
që lodhur e dremitur
kam kërkuar
do ndalem mbi shtyllë
duke dëgjuar muzikë parajse
me nota mëkati
mbi pentagramin tim
vullkan e flak
shkrihu e digju, jo pak
prano humbjen,
kur gjendesh në harkun
e triumfit në TRI PIKA…
prek dritën e zemrës
une muzë me hire perëndish
i puthi sytë
çmendurisht bukur
mes folesë TRI PIKA…
je i strukur
rrëmbe të kuqtë
e mëkatit
mes mallit të djegur
vithesh hedhur
kulpër përdredhur
shpirtin ma falë
tek të djeg vullkani im
dhe imja valë
dhe në mbetesh pa shpirt
nuk do mbetesh pa fjalë
te shtrëngojë në krahëror
dhe vallzoj me shkumë
dushi a deti
dhe pikturoj në zemër
dy shigjeta drejt meje
me zjarr rrufeje
te shpjer në ishuj kaltërsish
netëve korb dhe zi
me hire perëndish
mbys me dashuri
më pritë sonte
sa të bjerë nata
shpirtrat e tërbuar
i kaplon shtrëngata
mes një mijë tregimesh
netëve të gjata
mes puthjesh
duhmash
psherëtimash
vajesh e gjëmimesh
dridhjesh e tërmetesh
dhembjesh
klithmash e britmash
sa të kaplon frika
nga bukuria
në ishullin TRI PIKA…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s