Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Në andrrën tande , i dashtun
fishkllen heshtja,
mbyten dete,
hapet qielli e bien yje.
Gjithçka pushon në ty ,zemër,
gjithçka përmyset.
Krejt qënia ime shembet,
si kolonë antike,
kthehet gërmadhë me nji prekje.

Flet.
E prihem kah ai za,
dridhem,
fikem
n’afsh,
n’çast…

 

Ai nuk jeton ma

Jam lodhë,
natën s’kam gjumë
ditën ja nxjerr vedit njëmijë punë.
Koha kalon si tren pa frena,
muejt marshojnë drejt fundvitit,
fëmijët janë rritë.
Mbas deret asht vjeshtë,
n’oborr shtrohet qylymi I verdhë.
Gjithçka lëviz në formën e jetës
veç malli jem ka mbet
kacavjerrë në kapakët e këtij gjoksi
që dhemb.

 

***

Në heshtje fryma mbet ndër gjeth
të pavyshkun,
ankthet shtohen sa herë fëshfërijne hijet e pemeve,
mbi degat e fjalëve.

Qetësi,
edhe malli jem rrin përbri këtij trungu të madh,
me rranjë të thella në shpirt,
melankolitë flejnë e zgjohen përdite,
na s’jena njisoj.
Kambët ndërrojnë stinë e sot asht verdhinë e ndezun buzësh,
që s’munden me u puth,
pa kenë gjeth..

Por une e ndjej,
nji kohë t’pandalun,
hovi i te marrëve s’ka kufinj i dashtun,
ndër andrra të kafshuem,
ka me zbrit si vjeshtë, filizi yt i fortë ne mishin tem,
n’mujshim me jetu edhe pak
pa u çmende!

 

***

A e ndin aromën e shiut?
Po zhurmën e detit idhnak,
e fishkllimën e murlanit?

Mos u tremb,
jam unë,
që t’vij ndërmend!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s