Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Ëndërr ishte… ” të autores Diana Zhiti

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Ëndërr ishte… ” të autores Diana Zhiti

Autori :Diana Zhiti
Titulli: Ëndërr ishte…
Redaktor:Bledi Ylli
Korektore: Eltona Lakuriqi

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-224-01-7

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, 2017

Roland Lushi

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Zhiti, Diana
Ëndërr ishte… : poezi / Diana Zhiti ;
red. Bledi Ylli.
– Tiranë : Ada, 2017
128 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-01-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Të gjitha librat e botuar tek Shtëpia Botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare

PAK MBI AUTOREN …

Diana Zhiti lindi më 30.1.1960 në fshatin Plug të rrethit Lushnjë më pas u transferuan në Dushk e në vitin e shtatë të jetës së saj në Grabian po të këtij rrethi ku jetoi për 23 vite me rradhë.
Vinte nga një familje e persekutuar e regjimit të atëhershëm dhe si pasoj kreu vetëm arsimin e ulët tetëvjeçarë. Tentoi shumë herë të vazhdonte më tej por pengesat që hasi ishin të pakapërcyeshme. Madje dhe në shkollën e natës e përjashtuan pas një nate.
Kush i ka hequr këto vuajtje e di çdo të thotë të jetosh me përbuzjen. Megjithëse i hoqën të drejtën për të jetuar njerëzisht, nuk i mposhtën dot ëndrrat që ajo thuri. Ato ëndrra që pikërisht erdhën në ditën e tyre të derdhura në një vëllim me titull ëndrrash. Çdo gjë mund ti marrin njeriut por jo ëndrrat.
Diana ka dy fëmijë vajzën Elenin dhe djalin Leonidhën. Tanimë jeton e lumtur në Londër …
Jetën e saj derdhur në vargje do e shijoni në fletët vijuese të këtij libri.
Me respekt Bledi Ylli


PARATHËNIE

Poetja Diana Zhiti vjen në botën e poezis përpara lexuesit me një grumbull ëndrrash shpirtërore. Unë e quaj poete sepse për ditë të tëra kisha fatin të punoja mbi shkrimet e saj. Vargu i Dianës ka një shenj të gdhendur thellë nga dora e saj. Kjo e bën atë unike në mënyrën e të shkruarit. Pra poezia e Dianës ka fituar «unin» personal që duhet të ketë cdo autor që i shërben artit të fjalës. Ky vëllim që nga titulli vërteton një enigmë. Një botë pafund ëndrrash shpirtërore të autores por dhe njëkohësisht shumëllojshmëri kuptimesh. Çdo kush mund të supozoj diçka …Ëndërr ishte, çfarë, përse, mbaroi, mbeti etj. Vargjet hyjnë në shpirtin e autores marrin ngjyrat e pranverës dhe shumë herë dhe të gjakut, të atij gjaku që ka shkruar histori. Do të gjeni ndër vargje një jetë të tërë. Diana Zhiti do jetë një nga zërat më alternativ në letërsinë e sotme shqiptare. Kërkuese, e rreptë dhe e brishtë njëkohësisht do vërë patjetër një tullë në murin poetik shqiptar. Vargjet e saj dallohen nga metafora dhe figurat letrare që shoqërojnë thuajse çdo strofë të poezive të saj. Ajo që bie në sy menjëherë sapo lexon poezinë e parë është bashkimi i fjalëve që ajo e bën më së miri, madje mund të them që ka fjalë që do kenë mot e jetë vulën e shpirtit të saj. Kanë dialekt të ëmbël, gjuhën e nënës, kaprioçiot e një femre, dhimbjen e një zemre, lotët dhe mallin e saj. Flet për botën moderne pa harruar atë të kaluarën. Kur mbushte ujë tek burimi e kur era frynte mbi ëndrrat e saj të rrudhosura. Për sistemin politik endrra-vrarës por dhe për modernizimin e sotëm patetik. Kalon mbi jetën e cdo njeriu besomëni. Flet për gjyshin, ( në një poezi me varg të lirë të cilën unë e veçoj për dinamizmin që përcjell), për nënën, për babanë, për dy ëngjëjt e saj, për fshatin ku ështe rritur si dhe për origjinën e saj. Lirikat e saj janë të bukura sa mund të këndohen dhe pa muzik. Rima është dominuese në poezit e saj, por dhe vargu i lirë është shumë modest, kërkues, protestues, përcjell dhimbje dhe dashuri . Vuajtje por dhe oprimizëm. Të gjithë lexuesve dashamirës u jap fjalën që do mbeten tejet të kënaqur. Do të përloten, do të qeshin e së fundmi do mbushen me frymë optimiste. Sepse vuajtjet Dianën e bën më të fortë. Sepse dhe pse ia morën, ia mohuan të gjitha, e mbytën përsëgjalli në oqeanin e padrejtësis, ishin ëndrrat, ato që mbetën në sipërfaqe për të ardhur sot tek ju në vargje.

Bledi Ylli

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s