TELEFONAT E KOBSHME / Shkëputur nga libri ” Kujtime të trishta” të autores Lela Kokona Dardha

TELEFONAT E KOBSHME

 

Shkëputur nga libri ” Kujtime të trishta” të autores Lela Kokona Dardha

Papritur mjeku,me nje pamje te trishtuar,i afrohet Marjetes” –Me shume keqardhje me duhet te te jap nje lajm te hidhur,– t’ha ai pa mundur ta shikonte drejte ne sy.–Violeta ndoshta po’ jeton diten e saj te fundit…Analizate qe morem sot, fatkeqesisht, tregojne se…
–Si ?? –iu drejtua Marjeta duke iu dridhur zeri dhe ia plasi te qarit me denese .–Tani u shemb cdo shprese,gjithcka, mendonte ajo.– Po’ tani cfare te bej, ku te shkoj ?– vriste mendjen Marjeta,motra e gjore.G jeja e pare qe duhej te gente ishte te lajmeronte Albanin te sillte Inen,vogelushen e saj gjashte vjecare,per te cilen Violetes ,malli ia kishte perveluar shpirtin.Nje telefonate ogurzeze e ngriti nenen…–Alban,Violeta eshte shume rende–belbezoi me shume se foli nena.–Duhet te niseni urgjent se bashku me Inen.Albani, tejet i tronditur,mblodhi veten dhe i tha Ines”-Ina,z emra e babit, do te ikim ne Greqi bashke.
–Ne Greq? Vertet babi? –thirri Ina e gezuar qe,me ne fund, do te takonte mamin e saj te dashur qe kishte nje vit pa e pare.
–Urra,urra, uaaaa cfare lajmi te gezuar qe me dhe o babi !
–Babi,duhet te bejme nje tufe te madhe me lule shumengjyreshe per mamin.Uaaa, faleminderit qe po’ me merr edhe mua me vete,je babi me i mire ne bote !
–Uaaa sa mire, cfare surprize do ti bejme mamit !-Taksia u nis.Afer kufirit Grek , blene nje tufe lule dhe nje cartoline.Ina nisi te shkruaj kartolinen me doren qe i dridhej che zemren qe i rrihte forte.
–Faleminderit Zotit qe u bere me mire e do te kthehesh ne shtepi mes nesh,mami im e dashur !Mezi po’ te presim ! Te puth shume- shume ,gushen, syte, duart dhe floket ,mami im e dashur ! –. Me shume dashuri, lepurushja jote, princesha……Ina !
Sa e gjate dukej ajo rruge ate dite ! Minutat i dukeshin ore.Nga ana tjeter, Violenta po’ kalonte oret e fundit te jetes se saj.E kuptonte qe po’ shuhej pak nga pak.Pritja e gjate per te pare vogelushen njomzake te saje,Inen, ishte dhimbja me è madhe e saj.
–Marjeta,te lutem, thirre pak mjekun , kam dicka te rendesishme per ti thene,–tha Violenta ,me zerin qe po’ i shteronte.
— Te lutem doktor, bej dicka ,ndonje qetesues te forte, per te me mbajtur ne jete, derisa te me vije vajza ime.Nuk mund te iki nga kjo bote pa e pare .
–Ti,o fryma ime, qendro edhe pak, sa te me vije ajo zemra ime e Vogel,–lutej ajo ne heshtje. Syte i mbante te mberthyer tek dera.Here – here ,i bekej sikur shikonte aty silueta te vogla.
–Tani duhet te jete duke ardhur .Une, i ndiej hapat e saj, e ndiej aromen e saj, mos e mbyllni deren… behej sikur degjonte zerin e saj:
–Erdha mami, ja dhe pak, duro te lutem !… Zemra po’ i shkulej ngadale nga kraharori qe, ziente nga dhimbjet si uji ne vlim. Marjeta rendte drejt spitalit me rroba ne duar sic ia kishte lene amanet Violeta ,ta bente nuse .
__Afrohu ketu Marjeta,– i t’ha motres se sai
Te lutem ,Almen ,vajzen e madhe ,mbaje ti,mos e lesho, ndersa Inen ,ta mbaje Lela, ajo eshte mesuese dhe do ta shkolloje,__ i t’ha duke i nxjerre fjalet ne peshperitje, me shume zor nga thellesia e shpirtit.
__Ndoshta pranvera qe e desha aq shume, ndoshta era è luleve do te me sjelle tek ju, bijat e mia.Shpirti im do te endet duke ju kerkuar ju…Alma qante me ngasherim e futur ne gjoksin e ngrohte te se emes,degjonte frymemarrjen e fundit, rrahjen e fundit te asaj zemre te dashur e te lodhur aq shume!Shtrengonte fort doren e ftohte te sai.
__Alma, i thuaj Ines se jam ne nje enderr te bukur dhe nuk dua te zgjohem. Mos qani per mua, une do te ekzistoje, do tju shikoje nga l’art e do tju ndjek ne cdo hap.Klithma te llahtarshme po’ degjoj,po vjen nje stuhi e forte qe,po me sfilit shpirtin e do te me
perplase ne humnere…_Qetesine qe kishte pllakosur ne dhome ,e thyen bubullima te forta, po’ afrohej shtrengata.Shpirti i saj tani fliste me ane te syrit, i puthte me veshtrimet.Perpelitej e dridhej ne kthetrat e dhimbjeve qe i shperthenin nga fundi i zemres.Mbyllte syte, enderronte nje takim te ethshem, pas te cilit ,shpirti i saj do te clirohej ..
__Violeta, thirri Marjeta,__Po vjen Ina! Ajo ktheu koken nga dera me deshiren e zjarrte per te nxjerre ate mall,per ti pare ate dritezen e syrit te saj.Ina zbriti nxitimthi nga makina duke i ngjitur shkallet nga dy e tre.E kishte perveluar malli per perqafimin e mamit, per buzet e saj.Hapi deren duke thirrur
__Mamiiii, mamiiiii !!!!__ Por mami nuk artikulonte dot me, asnje fjale.Zgjati pak doren drejt saj. ,Ina u tremb nga pamja e saj, beri nje hap prapa dhe filloi te qante.Violetes nuk i kishte mbetur asnje fije floku ,as vetulla, syte e trupi skuqur…ishin efektet e transplantit.Vajza nuk mund ta besonte qe ajo ishte mami i saj, dikur aq e bukur.
__Afrohu zemer, puthe mamin,__ i t’ha Marjeta duke u perpjekur ti shpjegonte shkaqet e kesaj gjendjeje.Ina qendroi si è ngrire per pak caste,e mblodhi veten, u afrua che permesso lotesh i t’ha:
__”O mami, o shpirti im, edhe keshtu je me è bukura ne bote per mua! “__Vuri re ,se goja i ishte deformuar, afroi faqet tek buzet e saj qe ishin bere akull e spo e puthnin dot vajzen per te cilen malli e kishte perveluar.Syte i mbeten te hapur sikur donin te fotografonin syte e Ines. Nje lot rreshqiti nga syte e verbuar ,neper faqet e zhuritura..Heshtje varri. Ina è perkedhelte me dhimbje e dashuri mamin e saj te dashur,qe nuk ishte me ne gjendje tia kthente perkedheljet. E mbytur ne lot, ktheu koken nga babai i saj ,i cili gjithashtu ngasherente ne kulmin e deshperimit.Atehere, duke mos gjetur asnje fine shprese ne fytyrat perreth, uleriti me nje ze te tjetersuar:
__Jo, Jo, jooooo…..mos il mami, kam nevoj per ty mami, jam e Vogel akoma, dua perkedheljet e tua mami!!!__ iu duk sikur nje perbindesh po’ ia rrembente mamin dhe ikte pa kthyer koken prapa. E pa mamin e saj te fluturonte drejt nje vegimi mbinjerezore.E leshoi koken mbi jastekun e saj, dridhej e tera e llahtarisur…,,,Dridhej toka, qielli gjemonte si per te shoqeruar kete ngjarje te dhimbshme.Klithte e ulerinte shpirti i Vogel,
mami ishte nisur ne nje rruge pa kthim…
Terri i nates, sikur te kishte goje , do te tregonte per ate pjese jete te Violetes qe mbajti aq dhimbje, aq ankth, aq tmerr e aq mall.!Do te tregonte per ate nate, te vogelushes qe mmallin e mamit se nxorri dot.Ajo pret te bjere tek ajo, ndonje pende zogu, si nje shenje ,qe mami eshte me te, do ti flase, do ta shikoje….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s