ASNJË XIXË GJALLËRIE… ( Letra dashurie (4) ) / Nga: Remzi Limani

Letra dashurie (4)

ASNJË XIXË GJALLËRIE…

 

Remzi Limani

Gjithnjë e kam dashur fjalën tënde dhe, asnjëherë s`kam besuar se mund të më vrasësh pa fjalë. Këtë nuk e besoja – nuk e besoja, sepse mbështetësha në sinqeritetin t`im, duke menduar se fati im ishte në duart tuaja, të cilat do të më afronin pranë teje – pranë teje, solemnisht ta shtria gjallërinë time gati të humbur në dredhat e erërave të çmendura, që silleshin vërdallë rreth meje. Për këtë. Doja të mendoja vetëm për ty dhe aromën tënde, të spërkatur pas guaskave të veshëve dhe pasqafës nën flokun e derdhur mbi supet e bardha. Vërtet të dashuroja. Doja t`i bashkoja merzitë, dhe gjitha të ligat e mundshmje t`i derdhim së bashku në kontanierin e parë. Pra, do t`ishte fat i madh, të isha krah teje dhe ta vrisja syrin e keq, i cili, sikur gjithnjë kujdestaron i kënaqur me dështimet e mia në dashuri – në veçanti, të më bëhet e pamundur t`i shfletoj petalet e trupit tënd, akoma të njomë… Nuk e di! – por, nga koha që nuk shihemi, disi ndjehem i zbrazur, pa asnjë xixë gjallërie në sytë e mi, të cilët u betuan: se do të të shohin vetëm ty dhe askë tjetër. Pra, i vetmi obligim imi ishte për të të dashur ty, marroqja ime dhe, gjithë jetën ta kaloja në përqafimin tënd, të cilin nuk e zyra asnjëherë me tamam… Tani, asgjë nuk më ngreh kokën e ulur nga vaji për ty. Asgjë nuk më kreh mendjen, si gishtërinjtë tu prej fildishi. E tërë lumturia ime mbylli kanatat e driatreve të shpirtit, të cilat rrinin të hapura vetëm për ty dhe buzëqeshjen tënde dalë nga mrizat e zanave të bekuara…
Tani, ke mbetur vetëm një vetëtimë prej argjendi, e cila, kohë pas kohe ndrin zymtësinë e mureve të dhomës sime, aty ku rënkimi im për ty shterron lotët e natës…!

Remzi Lim@ni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s