Cikël poetik nga Shukrije Dedinca Borovci

Cikël poetik nga Shukrije Dedinca Borovci
 
 
 
HORIZONTI BLU
 
Prapa horizontit blu
Imagjinatë e jetës
Dua të ndjej e të shoh
Madhështinë e saj
Këtej jam unë
E jeta ime
Margaritarët që kam
Ngado që shtegtoj
Ata në zemër i mbaj.
 
 
GJUHA IME
 
Gjuha ime
Shqipja ime
Pellazgishtja e ilirishtja
Arbërishtja e arvanishtja
Dialektet e mia
Toskërishtja e gegërishtja
Të gjitha një ëmbëlsirë
Të shkrira në një recetë
Të gjitha një gen
E një trung
Një tokë e një atdhe
Një yll e një diell
Dëshmitarë e kanë
Edhe plisin e bardhë
Që kur ekziston jeta
Atë e mbajnë.
 
 
 
STROFULLI I VJËTER
 
Në strofullin e vjetër
Ku dikur u deshtën
Ku lindi dielli e perëndoi
Ku zëra kalamajsh gjallëronin
Shpirt e zemër
Bëheshin një.
 
Fantazitë s’kishin mbarim
Kur dashuri e tyre u pjek
Filloj të tretet
Njëri u bë zog shtegtar
E si bleta lule më lule
Tjetri në vetmi
E ne zhgënjim
Është jeta kështu
Apo dashuria e tyre
Ishte mashtrim.
 
 
 
ME PARA
 
Te kesh jetën
Si ti ëndërron
Të shëtisesh
E xhepin plotë
Anë më anë të botës
Kudo që do shkosh
Syri e shpirti yt
Zen vend aty
Ku ndjen e do
Aty ku veten e njeh me mirë
Ku ëndërrat të zgjojnè
E kokë e këmbë të pushojnë
Aty ku zemra rrah
Në ritmin që do
Ku zëri yt ëmbël tingëllon
E trupi yt pushon
Ku njerëzit që njeh
Të duan e të afrojnë
Me para keto s’mund ti kërkojmë.
 
 
 
BURRASH E GRASH
 
Ndarje burrash e grash
Kush e bënë këtë e kush flet
Hipokrit e prepotent
Harrojnë nënën që i lindi
Duart e saj që i rriti
Nuk e shofin motrën pranë
E femrën që e kanë
Nuri e butësia e saj
U dha zemer e shpirt
Rrugët e jetës për ti gjetur
E të shohin vetëm dritë
Mendja e ndritur
E arritja intelektuale
Është e njëjtë për të gjithë
Hapni rrugë jetës
Punoni e veproni bashkë
Liria çmohet e ruhet
Me mundin tuaj
Shoqëria ndërtohet.
 
 
LENI INATET
 
Kujtoni të kaluarën
Mendoni të sotmen
E mos harroni të nesërmen
Inatet leni menjanë
Mos dëgjoni më
Hipokrit e egoist
Se çfarë thonë
E çfare thanë.
 
Mendoni o njerëz
Bëni më të mirën për ne
Afrojuni në mes vete
Mos ngurroni e çfarë prisni.
Ndërgjegjes thirrni
Të mençurit e atdhetarët
Rreth vetes afroni
Nga vendi ju lëvizni.
 
Nuk është e veshtirë
Të dihet se ç’është më mirë
Ndërtoni shtetin
E kombin ju forcojeni
Interesat tuaja leni
E mos lakmoni
Inatet e hakmarrjet
Duhet ti harroni.
 
Në vend që të mendojmë
Më shumë e më gjërë
Për bashkim idesh
E unifikim të fortë
Shtetin që shpallëm
S’mundemi per ta bere
Me inate e shpifje
Ditët ju shkojne kotë.
 
Çfarë prisni ju
E çfarë kujtoni
Ata që me vite e shekuj
Para nesh kane sakrifikuar
Jo për tu ngrire
E duke çaluar
Punoni me ndërgjegje
Shtetin e kombin per ta zhvilluar.
 
 
 
ËSHTË BOTA JONË
 
Është bota jote
Është bota ime
Dielli është i yni
E qielli që na mbulon
Është një Zot
Për ne të gjithë
Jeta që na dhuroi
Lum kush atë e dashuron.
 
Tokë e qiell
Kanë ligjet e veta
Njeriu e çdo gjë e gjallë
Janë lulzim i jetës
Lulet pa aromë
Nuk kanë kuptim
Dushuria njerëzore
I ngjan së vërtetës.
 

One thought on “Cikël poetik nga Shukrije Dedinca Borovci

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s