Poezi nga Dije LOHAJ

Poezi nga Dije LOHAJ

 

PROLOG

Kjo napë e zezë që ka mbuluar dheun tim,
Erën e gjakut ka,
Gjemë e gjëmës së paqes është
Në këtë tokë të butë
Nuk mund t’i përkundësh ëndrrat
Në djepin e nënës,
Se era i freskon degët nga prushi…
Prandaj dheut të atdheut
Lehtë ia miklon plagët e zemrës,
Me lavdinë tënde shekujve
Që ka erën e dheut e zjarrin e shpirtit…

Në zemrën e përgjakur,
Si kufiri gjak,
Kafshuar nga demonët
E filizat i kanë marrë
Erërat në përqafim,
Kanë nisur vallen e lirisë,
Prandaj, mos u ngutni, demonë!

Janë djepvarret që thërrasin,
Kuajt shaluar janë nga të rënët,
Gatuar kanë mezhdën
Me gjakun e tyre,
Shkojnë shaluar këta kuaj,
A i shihni?
A dëgjoni lahuta e huta,
Që shkreptijnë sukave:
O çohuni, o trima, çohuni, bre!
Me ashtin tonë
Të vazhdojmë ciklin e lirisë,
Se dorë e zezë
Po na vret edhe një herë.

 

INTUITA

Fanitet si një vajzë që heshtas ec menduar,
Universit shikimet mbështjellë me plot zili
Mes thirrjesh të zjarrta, këlthet e trishtuar,
Sytë zhyten thellë errësirës. Eklipsi zë pusi.

Ajo pa pritur futet rradhë-rradhë në miqësi.
Mjegullnajave zëra të trishtë ç’hungurojnë!
S’lënë të stisin lumturinë e të dashurës rini,
Ç’hije të trazuara botës së tyre mugullojnë?

Ajo heshtas si nuselale ec duke u zvarritur,
E lēshon zërin flaka e mallit qenësisē sot
Trishtim ëndrra e fikur vjel tash e sa mot.

Ec e mos u ndal labirinteve shpirt i uruar
Vegimeve zjarri ndez çaste me plot mirësi
Ik tutje shpendkeqe, kot mos ndjellë ligësi!

 

AMANET PËR MËRGIMTARIN

Kokën mos e kthe,
Se më mbërthejnë lotët.

Mbaje drejt,
Edhe pse fati
Të zuri për gryke.

Në rrugën tënde
U grise nëpër gjuhë të dhelpërisë.

Majave të thërret balta,
Majave të thërrasin yjet
Në festën e gjetheve
Poshtë hapave të tu.

Mos e kthe kokën!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s