Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Do të shkruaj me ujë

Do të shkruaj me ujë.
Mos thuaj
se ta shuan etjen fjala
para kohe!
Me pikla shiu
do të ngrej një mur,
pastaj do ta vesh
me frulliza bore.
Do ta lag fjalën
që të ngjitet mbi letër,
ta flijoj
në themele kështjellash
të qelqta.
Do të ngrej kështjella
në rërë,
prej akujsh dhe lulebore,
që mbahen veç te njëra-tjetra.
Edhe po s’arrita
t’i ngjyros fjalët,
të mësoj si t’i gjej
fjalët prej ujë,
do të ndihem mirë
po ia dola,
të lexoj në vetëtima
çfarë është shkruar.

 

Murg mbi një fletë e mbi një varg

Vjen fryma me erën e ikën larg,
shkoi dhe një çast që s’e ndala dot për vete…
Mbeta si murg mbi një fletë e mbi një varg, 
në një heshtje që më erdhi padashje.

Prita të nesërmen të fryjë erë e djeshme,
e nesërmja erdhi pa erë dhe pa frymë,
prita të pasnesërmen të fryjë fllad i vjeshtës,
ra brymë…

Iku java erë që e ndoqa pas,
u harxhua dhe java tjetër!
Çfarë të bëj me kohën,
s’po mundem t’i flas!
Nga malli që ndjej
po i shkruaj një epitaf,
mbi një fletë të bardhë e memece!

 

Djallëzi

E quajtën djall i zi,
sikur te mos mjaftonte
ta thërrisnin djall,
se dikush e bëri një marrëzi,
kishte folur
dhe për djall të bardhë.

Njerëzit
besuan pa mëdyshje,
e nuk donin më t’ia dinin,
për lutje i drejtoheshin djallëbardhit,
kur mallkonin kërkonin djallëziun.

Djallëzisht foli
ai që e hodhi atë fjalë,
djalli është pa ngjyrë
e vetëm një.
Marrëzisht
përgjigjen turmat:
S’ishte lojë,
djall i bardhë
mund të jetë kushdo nga ne.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s