Poezi nga Rozafa Shpuza

Poezi nga Rozafa Shpuza
 
 
***
 
Rrugës përkah uni
ngarkoj në shpindë nji thes dëshirash
e mbathi këpucë me shoje pendesash.
Hapat i hedh shpejt, ndaj gjurmët zhbahen
pa m’lanë kohë me dyzue.
Pres agun ndër stacione ku sirenat s’prajnë tue ju ra lamtumirave
e prej ngutit harroj me përshkue nynin në fillin e lutjeve,
sa herë përcjell nji shpirt përtej.
Me prostitutat ndaj sinoret bri bordurave
kur ninullat më përkundin ndër andrra që kurrë s’i pash. Netve,
pij me miq kriklla kabahe dalldish
tue e lanë shkumën me zbardhë terrinen ziliqare. Vrikthi,
fiksoj ndër retina frymë portretesh
me shprese se buzeqeshja ka me u ruejt pa pasë nevojë për korniza. Ndalem,
s’du me e ditë sa kam hapëzue,
veç zbathi këpucet e vazhdoj rrugtimim
me shputa të njeshuna fort në tehun e baticave…
 
(… për nji shpirt të lirë, që pata fatin me e takue diku në tehun e baticave…)
 
 
 
***
 
Nana i qëndiste kryq dimnat
mbi nji thes andrrash që frymon tërthor me pragun e shpisë
atje në qytetin me tezgjahe shinash.
Lamshat me fije t’shkepuna prej xhupash t’vjetër
sillen si vërle e më kthejnë rishtaz te prologu
tue më kryqëzue ndër direkë mëkatesh,
sa herë lamtumirat tubohen solemnisht
e parakalojnë t’ujshme mbi caqe kalendarësh.
Më prit te pragu, malli jem
se kam me ardhë vrikthi me miklue magjinw e kryqeve
e me ripërtëri fëshfërimën e hapave mbi shtroje…
 
 
 
Nji vend që pash n’anderr
 
Atje lulediellit sillen përkah hana
e çarçafat vesojnë prej epsheve natore.
Atje pëshperimat janë vathë varun ndër veshë dashnish ikacake
përshkue vargevi në fillin e horizonteve.
Atje xixëllonjat tubohen n’esëllin e agsholeve
teksa i buzeqesh kuturu përgjumjes së recepsionistit.
Atje ngjizen e zhbahen takimet rishtake
ku ngutem me mberritë, e pendueme që hodha atë parfum marramendës.
Atje janë caqet e nji stine
që ka me mbetë e fiksueme ndër selfiet harrakate
kur ekrani djersitë prej orgazmave virtuale
e qiejt tërbohen tue shprazë dufin me shina që teren saora…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s