Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
 
KALVAR
 
Rrugëve të ngrëna nga koha, copëtuar nga hapat,
guralecë të vegjël përvidhen nga troku i fuqishëm.
Të pambrojtur bien rrëzave të papastërta,
në pritje të një kalvari.
 
Llumi shtrohet dhe shpërndahet gjithandej.
Po njësoj… duke gërryer një tjetër copë nga asfalti i ri,
i porsashtruar rrëmujshëm nga duart e ashpra
gjithë kallo të punëtorëve të shërbimit.
Që kolliten e përziejnë po aty…
kalbjet e tyre njerëzore.
 
 
KLITHËM E SHEKULLIT TIM
 
Tronditen themelet e ndërgjegjes,
ngatërrohen mes psikozave perverse.
Varrmihësa besnikë përpiqen të fshehin,
të mbysin, të zhdukin krimet që klithin.
 
Përhumbur endemi…
Ndalim kur kalojmë përbri muresh të lashtë,
e dëgjojmë rënkimet e shekullit.
 
O i panjohur…
Ti që do të dëgjosh klithmën e shekullit tim.
Rrëfeje… Çliroje.
Mos e mbyt sërisht në harrim…
 
 
 
PRESIONE ËNDRRASH
 
Krijesat njerëzore …
Gjuhëngrëna zorrëjashtë,
akoma nuk kanë lidhur gjymtyrë të forta.
Ligështuar venitjesh për vdekje.
Teksa drithërojnë nën presione ëndrrash,
vrasin vetveten dhe ty…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s