Poezi nga Myrteza KASI (Në përvjetorin e 21 të vdekjes së autorit)

Poezi nga Myrteza KASI
 
(Në përvjetorin e 21 të vdekjes së autorit)
 
 
ZOTI YNË ËSHTË SHQIPTAR
 
Të falem o Zot i Madh i Gjithësisë!
Të flas unë në gjuhën time të bukur!
Në gjuhën e zogjve të shqipes krahëflutur,
Në gjuhën , që tjetërkush s’ e flet në botë!
Në gjuhën, që ma shtiu nëna në gjak me sisë!
Me qumështin dhe dashurinë e saj të ngrohtë!
Vërtet o Zot unë jam i varfër shumë!
Po s’ të lutem kurrë, nuk të kërkoj, jo!
Lëmoshë duar zgjatur nuk dua unë!
Veç për një gjë, o Zot, të lutem më dëgjo:
Vendin tim të bukur Shqipëri, Ti e beko:
Duarbashkuar’në rrugën tëndet’ece!
Që begatinë, me mund e djersë, ta sjellë vetë!
————————————————————–
Të gjithë jemi bijt’e Zotit!
S’ ka vend këtu asnjë barbar!
Bij të Shqipes- Kastriotit!
Dhe Zoti ynë është Shqiptar!
 
 
 
GJENIU NË TIMON
 
Të shkruaj për vete, o klasa ime?!
E, ç’mund të them për vete pa folur për ty ?!
Se unë linda nga pika e djersës tënde!
Nga lumi i djersës tënde, derdhur mbi Shqipëri!
Kur do hyja në zemrën tënde atë ditë ,
Ndruhesha të trokitja në portën e madhe!
Por për të ardhur tek ty nuk duhej trokite!
Se zemra jote është si mali përmbi male!
Dhe ti hape krahët e më bëre vend,
Brenda në gjirin tënd të madh e të ngrohtë!
Dhe dyzet vjet zemra ime në gjirin tënd,
Kurrë nuk ndjeu dhe nuk ndjen të ftohtë!
Andaj në këto ditë pranvere plot dritë,
E çiltër kjo këngë më lindi vetë!
Si një lule në zemër, e mbirë dhe e rrite,
Dhuratë për ty klasa ime ndër jetë!
 
 
 
BALADA E ZAMBAKËVE TË KUQ
 
Nëntëdhjet e dy zambakëve të kuq me vesë,
Barbarisht ua shtypën petalet një mëngjes.
 
Të njomë ishin ata, shtatin hedhur pakë,
Ende të parritur, kërthinj vocërrakë.
 
I vranë kur kryet sapo i ngritën drejt qiellit,
I shkelën me këmbë kur po i harliseshin diellit.
 
I shtypën se kishin ngjyrën e kuqe gjak !
Se mbanin emrin e bukur zambak!
 
I shkelen se arit i thoshin shqip ar!
I zhdukën se mbanin veç emrin shqipëtar!
 
I vranë se teneqesë i thoshin shqip teneqe!
Se s’u përkulen kurrë me lepe-peqe!
 
I shkelën me këmbë se tokës i thoshin tokë!
U shtypën kryet se shokut i thoshin shok!
 
I vranë se bukës i thoshin shqip bukë!
I shkelën se pushkës i thoshin pushkë!
 
 
 
PRITMË!
 
Pritme o e dashur, mos u mërzit
Dashuria për ty më vlon në gji
Pritmë ngaherë-gjithmonë prit
Shpejt do të kthehem, afër do të rri.
Pritmë o e dashur shpejt do të vij
Ty asgjë më shume nuk të kërkoj
Veç sytë e bukur merak mi ki
Do vij, po pritmë, fort të të pushtoj.
 
Marrë nga arkiva e autorit
 
 
 
*Autori është nderuar me Medaljen MIRËNJOHJE ( pas vdekjes ) nga Galaktike Poetike ATUNIS, 28 Nëntor 2016.
 
 
 
*Autori është nderuar me Çmimin Letrar “ Frang Bardhi” ( pas vdekjes)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s