Ç’ ËSHTË LETËRSIA DHE POEZIA NË PËRGJITHËSI E NË VEÇANTI??!! ( Thënie të autorëvë të ndryshëm lauruar me Çmime Letrare ) / I përshtati në shqip, Dhimitër Nica

Ç’ ËSHTË LETËRSIA DHE POEZIA NË PËRGJITHËSI E NË VEÇANTI??!!

( Thënie të autorëvë të ndryshëm lauruar me Çmime Letrare )

I përshtati në shqip, Dhimitër Nica

 

***

Përse në fakt ata (krijuesit) thonë shumë dhe bukurisht,
kur realisht nuk njohin asgjë për ato që thonë?!

SOKRATI

 

***

Nëse një zog do të na thoshte me përpikmëri:
se si këndon,
përse këndon
dhe për çfarë arsye e shkaqe ka filluar këngën…
ai nuk kishte për të kënduar kurrë!

Shkëputur nga POL VALERI shkrimtar dhe poet francez, i lauruar me disa çmime.

 

***

Në thellësi poezia dhe letërsia është teknika për t’u drejtuar dhe orientuar,që të bëhesh ajër dhe erë duke kapërcyer caqet për balonin tënd.Ky balon duhet të fluturojë edhe atëherë,kur vet qielli nuk ekziston,apo është zhdukur…Nuk luaj me fjalët.Flas për lëvizjen dhe zbulimin që bën dikush në çast,kur arrin t’i hap krahët diçkaje dhe t’i jap jetëgjatësi më të madhe.

ODISSEAS ELITIS (nobelist)

 

***

Shumë krijime janë si fijet e arit të lidhura tufa-tufa me fjongot e yjeve, që po t’i tërheqësh i japin lëvizje tërmeti gjithë galaktikës.
Shumë krijime mbeten deri vonë natën në shkretëtirë, të mpleksura me katër gishta, të qendisura me fjongot e yjeve dhe që humbasin në ëndrrat e pyjeve e më pas mbyten në pusin e florinjtë të hënës.
Një krijim i saktë, nuk humbet kurrë,del gjithmonë në orën e tij, thërret jam këtu dhe del me çdo kusht në dritë, kur e fton epoka në nevojë.

JANNIS RICOS

 

***

Dhe krijimet, krijimet…një lojë ku i humbet të gjitha, për të fituar ndoshta, një yll të paarritshëm asnjëherë …

TASOS LIVADHITIS

 

***

Poeti mbetet gjithnjë borxhli para lexuesëve të vet. Paguan gjithmonë gjoba dhe interesa për dhimbjet e thella të njerëzve.

VLADIMIR MAJAKOVSKI

 

***

Thellë, shumë thellë,
letërsia dhe poezia në veçanti,
janë zemra e një njeriu
e cila është e mbushur plot e përplot
me të gjithë botën…

NIKIFOROS BRETTAKOS ( poet grek)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s