Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

LUTJA E BABAIT!!

Bekoma o Zot shtëpinë me lule e me dafinë!
Me një vashëzë të mirë o për djalën xhevahirë
Që t’ma mbushë plot avllinë,me zambak e trëndafilë
Që t’ma mbushën plot oborrë,me fëmij’ që ven’ndë shkollë!

Bekoma o Zot shtëpinë me një dhëndërë të urtë
Që t’ma doj’të buk’rën çupë,të ken’ dashuri e bukë!
Që të duhen bashk përjetë,t’jet punëtor edhe i qetë!
Edhe gruan t’ma bekoshë,të jet mir’ edhe shëndoshë!

Bekoma o Zot Atdhenë,që punërat mir’ t’i venë!
Mos i bëjmë gjë të ligë,por ta duam si dy sytë!
Bekona o Zot k’të botë’të ket’ drit’ e ushqim’ plotë
Edhe luftra të mos ketë,veç gaz – jet’ edhe shëndetë!

S N Risto.
Nga vëllimi në proces, ”VARGJE HYJNORE”

 

PAK DASHURI! ….

E shtroj qilimin e ëndrrës mbi lëndinën e shpresës
Dhe shpirtin e kthej nga ty
Vëllai im i besës 
Që sot nuk gjete gëzimin e punës
Dhe në shtëpi po kthehesh duke qarë n’vetmi
Me turpin e djersës
Që nuk të stolisi ballë
Për të fituar çapën e bukës! …

Pak dashuri!
Pak dashuri o ju njerëz të akullt të parasë!
Ju njerëzit barknginjur të qeverisë
Pak vëmendje për shokun tim të urtë e të thjeshtë e fjalëpakë
të udhës
Që ka turp të kthehet në shtëpi
Se sot nuk e fitoj dot çapën e bukës!

E shtrij qilimin e ëndrrës mbi lëndinën e shpresës
Dhe sytë e zemrën e shpirtit e kthej nga ti
O vëllai im!
O ti ushtar i bukës!
Dhe qiejve me trishtimin e hënës u ulërij
Kur dimërit mërdhij
Në mërmëritjen e këngës
Që është uri
Dhe qilimin e mbledh e humnerave të dhimbjes përfundi u hyj
Që thirrje t’u lëshoj për drejtësi
Batakçinjve të ç’ëndrës!.

Pak dashuri!
Pak dashuri o ju njerëz të akullt të qejfit e të parasë
Që s’ja njihni thonjtë shtrigës së urisë!
Ju njerëzit barknginjur të qeverisë
Dhe të xurrnasë
Pak vëmendje për shokun tim të urtë e të thjeshtë e fjalëpakë të udhës
Që ka turp të kthehet duarthatë në shtëpi
Se sot nuk e fitoj dot çapën e ndershme të bukës
Dhe ka mërzi
dhe ka heshti
edhe ka dhimbje të pamasë!

E shtroj qilimin e shpresës mbi lëndinën e ëndrrës
Dhe sytë e zëmrën e shpirtit e kthej nga ti
O vëlla im i brengës
Dhe qiejve u ulërij me dhimbjen e hënës
Kur dimrit mërdhin në munges të dritës
Ngricave të zëmrës!

Pak dashuri!
Pak dashuri!!
O ju njerëzit e akullt të parasë!
O ju barkmëdhenjtë çifligarë të rinj
Që ky i miri njeri
Djersën e ndershme të ket ku të derdhë
E të hap i gëzuar kur të kthehet në mbrëmje
derën e coptuar të shtëpisë,
E pak gëzim e dritë e lumturi brenda të derdhë
Prindërve – gruas edhe syve te fëmisë!…

S N Risto.
Nga vëllimi ” ËNDRRA E LYPËSIT TË VOGËL”
2010.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s