AH! ME DEKË DASHNIJE… – Mayra OYUELA (Honduras, 1982) / Shqipëroi Maksim Rakipaj

Poezi nga Mayra OYUELA

(Honduras, 1982)

 

AH! ME DEKË DASHNIJE…

Fort duhet m’e thanë
madjé dhe vedit:
fjala dashuni lypet m’u zhbi
prej fjalorve,
qi të çliruemit prej fajit dorën ta ngrejnë
e thikën t’ma ngulin.

As të mirë, as të mbrapshtë nuk ka,
as të majtë, as të djathtë,
se në çastin me vra për dashuni
krejtve dy duert na punojn’;
prandej, në dreq politika,
në dreq dashunia,
në dreq poezia,
në dreq zemra megjith’ angina pectoris.

Çdo dhimbë ushqim asht,
çdo ndjesë asht dhimbë.
Gjanat në emnin e vet lypet m’i quejtë
bukën, buk’
dhe dashuninë…
ah! me dekë dashnijet,
veç mos me mujtë me vra për te.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s