Poezi nga Manjola Hushi

Poezi nga Manjola Hushi
 
 
Shiko ç’të kam sjellë sonte
 
Këmbët e gjata të bardha
të njeriut- fantazmë
ecin në pllakat tona.
 
Shiko!
Flatrat shkund me mundin e fyer.
Shiko ç’të kam sjellë sonte,
flokët që prek ajo në kokë
nuk i ka më ndër gishta,
kanë rënë tufa për tokë,
si flijim.
 
Dhe unë qëndroj të shikoj si e zënë në çark
 
Flokët mbi pllakat e ngurtësuara
Pa hë? Nuk po ta prek ndërgjegjien?
Vetëm shikon i tmerruar,
hap gojen të bërtasësh,
por nuk ke zë tashmë.
 
Të kam sjellë sonte,
homazhe të njeriut që je ti
homazhin që kujtove se fal veten.
Sa herë shkund flatrat e lira
Dhe nuk je më i lire,
sepse qëndron i ndryshkur.
 
Nuk je më i lirë,
i veshur me ngjyrën e bardhë,
e zezë dhe e bardhë,
e bardhë, e zezë.
Për dreq më ngatërrove.
Ndërmend po të sjell ty,
po sjell njerinë brenda teje !
 
 
 
Vajton një nënë
 
Një nënë,
Nëna ime…
Vajtonte pa zë vëllain e saj
 
Syte i ishin skuqur
dhe nuk pushonte nga ofshamat
 
Një nënë,
Nëna ime!
E zeza s’mund të ishte më e zezë
atë ditë.
 
(Për vetëm një ditë,
ajo ishte rrudhur shumë)
 
Rrëgjuar,
Sforcuar,
Nëna ime,
kokën varur pranë shpatulles,
nuk kishte më forcë
 
Të shtatë qiejt i’u përmbysen,
kur trupi i tij u vendos në mesin tonë
 
Edhe mua më thanë ta prekja
Por çfarë të prek më?
S’kiishte gjak në vena
në inde.
 
Kjo nënë sot
mallkon tokën helene !
 
Mos mallko ,nënë
– i them une
Se nuk mund të ripërtërij më
vajin tend!
 
 
 
Mall në etje
 
Nuk dua të të ndyej,
në të ashtuquajturin mëkatin tim,
ku i vetmi faj është të jesh i pafajshëm.
Të lutem largohu!
larg po të them .
Mund ta dëgjosh zërin tim
edhe kur je vetëm.
 
Nuk dua te jesh sonte me mua
kjo skëterrë e korb i zi
nuk duhet të të përpijë,
nuk mund të ta mbushë zemrën me kaq urrejtje.
 
Pra, largohu, hiqmu tutje ,
më lër veç mallin me vete
dhe mollën tënde të kuqe,
(të shkonte kaq shumë me borën e bardhë)
 
Nuk dua absolutisht,
që kjo hija e zezë sterr,
ti bëjë pritë ëndërrave të tua me aromë lulesh!!!
 
dedikim Kosovës…
 
 
 
Pishtari Prometeo
 
Ndeza një zjarr.
Një zjarr brenda një varke të gremisur.
Në një det të hapur.
 
Do të doja të isha një zjarr,
Prushi i tij do të ishte i zi, ngyrë hiri.
 
Do të doja të isha një zjarr.
S’do të mbaroja kurrë
Por as s’do të shkrumboja gjësendi.
As botën…
Do ta lajmëroja!
 
Në fakt do të përpija,
pashmangshmërisht,
ndenjat më të buta
të sinqerta që e kanë një zanafillë,
një zjarr në sytë lotues të njerëzve…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s