“Kaos shpirtëror”, libër që erdhi si motiv i kohezionit kohë përjetim dhe temave të mprehta shoqërore / Dy fjalë për lexuesin nga vetë autorja Eltona Lakuriqi

“Kaos shpirtëror”, libër që erdhi si motiv i kohezionit kohë përjetim dhe temave të mprehta shoqërore

Libri “Kaos shpirtëror” është libri im i pestë në udhën krijuese në fushën e poezisë. E kam për zemër këtë libër, sepse, me aq sa më kanë thënë miq e dashamirë që e kanë lexuar dhe e ndjekin krijimtarinë time, ai shënon një hap më përpara, duke më bërë edhe më kërkuese ndaj vetes, për të shkruar më me përgjegjësi e cilësi e për të kënduar gjithnjë me zërin tim.

Vëllimi “Kaos shpirtëror” ka këtë titull, sepse tek poetët ka gjithnjë një gjendje kaotike, e përbërë nga emocione të larmishme, motive të shumta, grindje me veten për një varg apo për një rimë, përzierje ndjenjash që çojnë në atë moment të magjishëm që është krijimi i një poezie të re. Por mendoj se një gjendje të tillë e provojnë pak a shumë të gjithë artistët në procesin e tyre krijues.

Në librin tim të ri kam sjellë krijuesen e dashuruar, në zemrën e së cilës vetvetiu burojnë këngë e motive dashurie që janë shndërruar në poezi, krijuesen qytetare që jeton aktivisht jetën e qytetit të saj por edhe vëzhgon me syrin e vet ato anë që e shtojnë apo e cënojnë hijeshinë e qytetit ku jeton dhe sjell në vargje entuziazmin apo shqetësimin e saj qytetar, krijuesen-qenie shoqërore, që merr pjesë në proceset e zhvillimit shoqëror, i ndjek ato në mënyrë aktive e jo indiferente, vëzhgon problemet që lindin rretheçark, vuajtjet apo lumturitë e njerëzve, ruajtjen apo ndotjen e ambientit, tensionet ndërkombëtare e humbjen e qetësisë globale. Të gjitha këto fenomene ndikojnë edhe në botën shpirtërore të krijuesit, çka gjen pastaj pasqyrim edhe në krijimtarinë e tij. E kjo ka ndodhur edhe me autoren e këtij libri, që ka trajtuar ndonjë motiv nga këto tema shoqërore të kohës sonë.

 


Eltona Lakuriqi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s