Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Poezia është dashuria ime

Poezia që unë shkruaj
Nuk është fantazi,
Por është një bisedë 
E drejpërdrejtë,
Midis meje dhe fëmijërisë time,
Midis meje dhe rinisë time,
Midis meje dhe moshës time tani.

Është një bisedë e përbashkët,
Për një ndjenjë dashurie,
Për dritën dhe errësirën,
Për gëzimet e hidhërimet,
Për jetën në tërësi e
Natyrën në veçanti.

Poezia që unë shkruaj s’ka kufi,
Mbi valët e liqenit lundron,
Mbi petale lulesh veson,
me krahët e sgalemit fluturon.

Poezia është dashuria ime.

Jpjgegprifti
Tiranë, më 16.09.2017

 

Zemra ime

Je ti
Udhërëfyesja e vargjeve të mia,
Ti je,
Zeri i tyre,
Jeta e tyre,
Burimi i tyre.
Je ti dhe vetëm ti,
Zemra ime
E mbushur plot dashuri,
Ndaj e shpërndan atë pa kufi.
Zemra ime,
Sa herë je gëzuar.
Je trishtuar,
Ke qarë e ke qeshur
Në rrugën e vështirë të jetës time.

Jpjgegprifti
Tiranë, më 16.09.2017

 

Psherëtimat e valëve të liqenit

Hëna atë natë,
kishte zgjatur veshët
për të dëgjuar psherëtimat
e valëve të liqenit,
në bregun e tij të qetë.
Drita e saj
një rrugë qiellore,
ku mendërisht
udhëtoja të takoja dashurinë.
Liqeni përkëdhelte bregun,
hëna përkëdhelte valët,
ndërsa unë me tingujt e kitarës ,
përkëdhelja zemrën e vajzës.
Imazhi i saj
më afrohej pranë dalë-ngadalë.

14.09.2013

 

Tingujt e jetës…

E dua agimin dhe fluturimin e zgalemit,
më pëlqen të dëgjoj tingujt kur shpërndahen,
të shoh valëzimin e valëve të liqenit,
majat e maleve me borë kur zbardhen.

Ku çelet një lule, është pasioni im,
botën e tërë e shoh të lëvizë,
jetën e ndjej kur vjen prej dashurisë,
dëgjoj brenda saj,tingullin e lumturisë!

Ja prek petalet lules së majit,
me tingujt melodiozë të krahve të bletës,
e ndjej aromën e erërave të malit,
rrukullisjen e viteve dhe ikjen e jetës!

E urrej vdekjen që tinzare më përgjojn,
jetën pa jetë s’e dua s’ka vlerë,
dua tingullin që pika e shiut lëshon,
në rrugët e jetës të ketë veç pranverë!

Jpjgegprifti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s