HAPI KRAHËT ORIZARE / Poezi nga Nehat Jahiu

Poezi nga Nehat Jahiu
 
 
HAPI KRAHËT ORIZARE
 
Orizare,
 
Sa e bur më dukesh,
kur të shikoj me ato shtëpi
dhe rrugë të gjata!
 
Orizare,
Sa e dashur më je,
kur të vështroj
me ato male e fusha të gjëra!
 
Orizare,
 
Sa të dua kur ngjitem lart
në maje të bregut
dhe të vështroj anë e mbanë
e buzëqeshja joter
më qëndron përpara!
 
Orizare,
 
Me emrin tënd
unë krenohem
për çdo ditë
kur lind agimi
e përndon dielli!
 
Orizare,
 
Hapi krahët
të përqafoj unë ty
e të përkëdheli
ballin tënd!
 
Orizare,
hapi krahët
ti vendlindja ime
të përqafoj unë ty
e të rritem
në gjirin tënd!
 
Orizare,
Përnatë ty të puthë nënëloke në ëndërr
e lotët e mi nukj më janë ndalur,
malli për ty nuk më hiqet ditë e natë,
për Gropën e Rrezës, lisat e gjatë.
 
Orizare,
 
Përherë të kujtoj me dashuri e mall,
lojën time fëmijërore nëpër mëhallë,
fëmijëria ime më del edhe sot përpara
e largëta, e brishta e bardha.
 
 
Orizare,
 
Dhjembjas më mundon, më djeg malli
Me shi djerse më mbulohet balli,
Nëpër ndrra tretem larg e më larg,
Ofrohem dhe përqafoj shelgun e Arës së Gjatë.
 
 
 
Nehat Jahiu

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s