Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

STINË E URUAR

Pse na erdhe aq ngadalë,
Zverdhake e uruar,
Mos frikohesh, vjeshtë vallë,
Se s`ke për ç`t`dhuruar!?

Pa shih fushat, shih malet,
Mbushur me njerëz plot,
Si janë hedhur tufa-tufa,
Gjithkund nëpër botë!

Sepse rrushi nëpër vreshta,
A s`dëgjon si thërret!?
Sikur thotë, vrapo tek unë,
Vrapo, çfarë po pret!?

Po gështenja, molla, dardha,
A s`janë plot me shije?!
Ndaj fëmijë dhe ju me vrap,
Dilni ndër kopshtije!

Vilni pemët, mos përtoni,
Vjeshta që na ka dhuruar,
Po a s`është e artë si stinë,
A s`është e uruar!?

 

VJESHTA JEP ZË

Ç`u bë gjethi që zverdhon,
Ç`u bë ajri që freskon?!
Ç`u bë bujku që shpejton,
Ç`u bë zogu që shtegton!?
Ç`u bë dielli që dritën zbeh,
Ç`u bë hëna që veten fsheh!?
Ç`u bë me ylberin që diku treti,
Ç`u bë me yllin që pa dritë mbeti?!
Ç`u bë dhe me drenushën,
Ç`u bë, edhe me arushën?!

Eh, ç`u bë, e se ç`u bë!
Vallë, se sheh, vjeshta si jep zë!?

 

ORA

Ora e madhe në mur varur,
Mat kohën, nuk ndalon,
Tik-taku saj si ritëm zemre,
Ditë e natë fare s`pushon.

Ndaj shikoje çupë mitare,
Kur të ngrihesh në mëngjes,
Se të thotë, eh, lozonjare,
Për në shkollë të kesh kujdes!

Sepse orën po s`e shikove,
Të ikë koha, mbetesh vonë,
E në shkollë fillon mësimi,
Dhe gjumashe shoqet do t`thonë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s