Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Grueja

Lufta ma e madhe e jetës
asht me kenë vetvetja.
Pa u cënue prej njerëzve,
për ma të shejten paqen teme e të mirën e tyne.
Asht kjo liri, që më izolon,
prej idioteve, xhelozive e keqkuptimeve.
S’kam ma dëshirë me ju kushtu kohë
t’pa kohëve,
iluzioneve,
zhgënjimeve.
Vjen ora e të vërtetës në këtë çast të jetës
dal prej guackës ,
tue lind dhe nji herë nji tjetër vehte.
Ndaj uragani jem asht I vrullshëm,
I pamëshirshëm,
se me guxue me lulzue,
me kenë oazi mes shkretinës ,
asht revolucioni I qënies,
guximi I të vetmes qënie që e sjell këtë,
grueja.

 

***

Mendoj çdo ditë që ti ekziston,
në murlanin që mbyll çadrën e gjoksit të hapun,
kur nata ulet kryq në shpindë.

Ndaj due me kenë pupël,
shkuma e valës shkambore,
poleni që mbars fushat,
drita që çliron qoshet…

Due me kenë në ty
jeta e amshueme.

 

***

Prej gjethve pikojnë
grahmat e fundit të verës.
M’pushton një melankoli e butë
prej pemëve bjen vjeshtë
edhe nji herë…

 

***

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
e bukur m’duket bota,
flladi i mbramjes lodron
nën petkun e buzëve…

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
heshtja merr formën ovale t’syve
që u ngjasojnë fenereve të farit ku asht ankorue
anija.

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
njëmijë netët e vetmise teme
andrrojnë yjet e rame ,
veç me nji puthje…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s