Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

NDJENJË

I pafuqishëm veprimeve
të të dhuroj
manipulime?… Mos kërko.
Mos më kërkoni
varfëri. Në varfërinë e shpirtrave
nuk udhëtoj.
Nuk udhëton!… Një shpirt fisnik
tenton kumarit?…
Kjo sakrificë e dashurive
të fyera vriteshin
me diellin?.. Linin
vorbullat, si mbi një vepër
kritikave
mes letrares ç’do zbërthim?…
Tipografik
e linim, pa ndjenjë, pa vlera
parësie
shpirtit?… Ky shkak i jetës
na përmbush
thelbin e oborrit njerëzor
si një pjesëz
në substancën… hyjnore!…
Frymëmarrjet?…
Nuk mundem, nuk mundem
kumarit tuaj!…
T’i dhuroj.

Dhjk © 16-09-2014

 

PETALESH 

Bota, dhurohet si mister
zbarkon
mëshire nuk e pres
për jetën.
Jetën!… E pres, gëzimeve
e ftoj.
Më fton dhe m’i kuron
misteret?…
Dritës zbërthej, si një ceremoni
përzgjedhur
mirësive, nuk e mohoj
përballjesh!…
Dhe kur më provokojnë
hijet?…
S’i fsheh, mes dritës, përplasur
i zbërthej
hijet?… Si dhimbjet po i tret
misterit
të pa zgjidhur, të ndriçohen.
Mendimin, shtrij
jetës ja ngarkoj vitet!…
M’i numërojnë.
Si lojë petalesh, e afroj dhe shtrihem
mbi mendimet.
Aty!… Po akordohem mbi dëshirë
kur s’i arrij
dhimbjet?… Ja shkul
një e nga një
si lules!… Që përkulen dhe
zmbrapsen
pa një rezistencë, përkuljet?…
I shpërfill
mistereve… zbërthehem.
Mes të panjohurës
i mbroj me të kuroj… çuditë.
Dhe ti o dritë!…
Kur më mohon, po më ndryshon
nuancat.
Jetën!…. Pa tone, e harroj
ashtu më shuhet
drita. Dritës!…Harrohem që ti gjej
fajet dhe fatin?…
E përzgjedh, me lulet vjen!…
Pranvera.

Dhjk©19-09-2016

 

PËRPLASJE

Tek pi e thaj
kupën
e lotëve mbi lot?… 
Kupa
e halleve mes lumturisë
dermuar.
Si një diamant rrëshqitës
i skicoj
parimit lartësi?…
Qiejve!…
s’dua të gëzoj mes
pritjeve!…
I provokoj ç’do gjendje
mbi vëllim!…
Nuk mund ta ruaj.

Dhjk©14-09-2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s