Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

I FALEM SHEKSPIRIT…

Të më thonë mijëra fjalë avullore,
Q’dalin nga shkrirja e deshirës mashkullore,
Kurrë s’më ngrohin gjyhën për të artikulluar,
Një përgjigje pozitive,
S’prekin dot me putrat e tyre trullosëse,
Kurrë… n’gjunjë s’bie!

Kujtoj Shekspirin,
Fjalëve dashurore u jep nota mashtrimi,
Nëpër afshe e zjarre mishtore,
Luajnë rolin e përbetimit,
Q’mendjeve foshnjore,
U duken përrallat më të bukura të krijimit,
E symbyllur flenë përmbi dafina,
Zgjuar më pas prej pickimit,
Të zhgënjimit!

Zhgënjimit s’i njoh fytyrën!
Shekspirin e kam lexuar q’herët,
Para se t’i dëgjoja fjalët avullore,
Atëherë kur isha duke lënë pas,
Moshën foshnjore…

Dhe sot i falem Shekspirit,
“Fjalët dashurore shuhen para agimit!”
Po, cfarë të bëj me fjalët e tua?
Si hajmali më rrinë mbi gjoks,
Pranë zemrës si një zemër,
“I LOVE YOU! TË DUA!”

/Zyba Hysa/ 19 shtator…

 

FILOZOFI JETE

(BRAVAT E NDRYSHKURA)

Kurrë s’të mora si shaka,
As si lodër të shtyj kohën
(Koha për mua vlerë ka!)
As t’vë rregull të bëj lojën!

Erdhe, pa më lajmëruar,
Pa e ditur në do të prisja,
Një sinjal më kish gëzuar,
Mezi prisja të të njihja!

Nëna më kish porositur,
“Mos gërmo njerzit thellë!
Tjetër të është paraqitur,
Tjetër brenda veten fsheh!”

S’them kam dëgjuar nënën,
Nëpër jetë s’gërmova kurrë,
Ndërsa sot q’më je bërë ëndërr,
Them se veten s’kam takurë!

Të zbuloj vetë qënien tënde,
Brenda teje një dritë e bardhë,
Aqsa ndalja vënde – vënde,
Ish vërtetë… apo përrallë?

Sa më shumë rend drejt teje,
Aq më shumë pasqyrë të kam!
Ku shikoj si vlon ndër deje,
Dëshira për t’njoh kush jam!

Ti më dhe mundësinë e rrallë,
Nëpër barvat tua t’ndryshkura,
Duke i hapur… aty kam parë,
Ëndrrat e mia… të kyçura…!

/Zyba Hysa/ 18 Shtator…

 

NDIZEN E FIKEN NDJENJA

Pyeteni veten: çfarë ndjeni,
Kur shtrydhet e shtypet zemra?
Po kur zgjerohet?? 
Çfarë mendohet???
Në shtrydhje malli,
Pikon esencë,
Një pikë prej saj ngopet i gjalli,
Të nginj…
Dashuri e sinqertë!
Kur shtypet… petëzohet…
Si e shkelur nën buldazjer,
Nga t’gjitha anët e saj nxjerr,
Rënkim’ lëndimi e lut Zotin:
“Ec, më merr!”
E pas këtyre vjen zgjerimi,
Me përmasa pa përmasë,
Është pak të themi sa Universi,
Disa Universe bashkë!
Kur të kupton njeriu q’do,
E një fjalë thotë sinqerisht,
Gjithë ari q’brenda saj qëndron,
E vesh të mirin shpirt!
Kot thonë,
Q’zemra qarkullon gjakun,
Qënia jonë lëviz nga brenda
E në lëvizje,
Ndizen e fiken ndjenja!

/ZYBA HYSA/15 SHTATOR…

 

MURG TI… MURGE UNË…

Murg Ti dhe… murgë Unë,
Mbyllur muresh t’vetmisë,
Gjithë qiellin e ke shkrurë,
Të shtosh dritën gjithësisë!

Kush njeh vlerën e një vlere,
Vetes së tij i ka bërë nderë!
Ata sy q’shohin prej shpelle,
Dritë diellin e kanë tmerr!

Qava fort, ditën që linda,
Pashë me sy kur t’njoha ty!
Harrova se ç’ishte frika,
Ti murg, dhe Unë bëjmë DY!

Murgu im, tek Ti kam gjetur,
At’ thesar q’kam kërkuar,
Shpirti yt shtruar në letër,
Përmbi letër unë kulluar!

Murg Ti, dhe… murgë Unë,
Mbyllur muresh t’vetmisë,
Ç’dua prej jetës më shumë?
Veç pranë teje t’më kumbisë!!!

/ZYBA HYSA/ 14 SHTATOR…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s