Brenga ime / Poezi nga Lida Lazaj

 

Poezi nga Lida Lazaj

 

Brenga ime

Pushtuar prej teje skaj më skaj,
nga rrënjët e flokëvë deri tek fija e hollë e frymës,
si klorofila këndon në trup të pemëve në maj,
mendim i pjekur në vjeshtën e moshës,
si vjeshta e kohës pjek farën brenda frutit.
brenga ime e ëmbël
brenga ime e hidhur.

Atë botë,
kur isha kosherja dhe bleta,
hoji dhe mjalti,
mes njerëzve, kur doja të të njihja,
kukulla ime fytyrëmbuluar,
udhët më bëheshin ujë dhe llavë.

Brenga ime e bukur
në ç`hone të errëta të pavetëdijes rri?

Brenga ime pa emër
ty, të kam limfë
gjakun e zemrës.

Kur dheut ti shkojmë
unë, kosherja dhe bleta
ti pemë do të mbish
dhe gjethet do të kenë fytyrën tënde.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s