Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura
 
 
STOLITE E NJË ENGJËLLI
 
… Ajo përgjumet,
me ngjyrat në mendime .
Mes ndjenjash të ëmbla,
në mijëra ëndrra qëndisur.
Jehon në shpirtin e saj,
një koncert zogjsh ,
përkëdhelur cicërimash,
e dëshirash stolisur…
 
 
 
UNË DHE TI
 
.. Unë jam zjarri ,
ti uji je .
Zëri jam unë
e ti je fjala .
.. nëse një nga ne mungon,
nuk ka dritë ,
.. jeta mbaron !
 
 
 
ERA E DASHURISË
 
Flladin e erës
e ndjeve,
që ëmbël të përkëdheli.
Dhe unë,
që erën përqafova
me aromën tënde
ç’u deha .
Çu dashurova …
… eh !
Si era qënka kjo dashuria.
Nuk e sheh.
Ku është e nga vjen.
E nese ajo do,
ajo nuk të pyet fareee..
Ajo …
Ajo të rrëmben !
 
 
 
PËRVJETOR
 
Ja pra sot
Një lule më tepër
ju shtua buketës të jetës tonë.
U bënë plot njëzetedy.
Ikin vitet e dashur.
Ikin dhe koha nuk di të na presë,
as mua e as ty
E shtrejta ime.
Sot sepse ndihem i emocionuar .
Paçka se…
shumë vite tashmë,
të dy bashkë i kemi kaluar.
Sot,
sa shumë do të doja,
detin, diellin, qiellin, hënën
e gjithë universin të të dhuroja.
Të gjithë zogjtë,
që fluturojnë lart pa njohur kufi.
Të gjitha lulet,
Poezitë e këngët për dashuri .
Të ti jepja. Po!
Të ti jepja se i meriton o e mira ime ti.
E di.
Edhe të kam mërzitur ndonjëherë.
Ndoshta fshehur,
ndonjë lot mbase ke lëshuar,
Më fal e dashur .
Më fal për ç’ka të kam lënduar .
Kaq shumë ,
dua sot të të dhuroj .
Të të jap,
aq shumë sa nga ty kam marrë
e të të them me zë të lartë.
E dashur!!
Të duaaa…!Të dua si më parëë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s