Poezi nga Ramadan Mehmeti

Proza poetike  nga Ramadan Mehmeti

 

KAFEJA E MËNGJESIT

Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të çuditshme, krejt mishmash… me relieve, brigje, lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk ka
Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e heshtjes, iki… e asnjë dritë nuk shihet në fund të tunelit.
Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj… me gjak e paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella në ballë.
Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të violinës.
Eci, eci…
Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.
Faji pse nuk të arrij është te sytë e mi të lodhur.
Unë nuk e mohoj këtë.

 

JETË MOS MË HARRO

Sonte më vret shpirtin uria që kam dhe buka që shoh. Shkrumb jam bërë dhe nuk kap dot as gotën me duar.
Ndiej një zjarr të papërshkruar dhe nuk e ndal dot, as dua ta ndal.
Më rrjedhin lotët e nuk gjej dot asnjë ngushëllim. Iki ku mundem, e nuk di as ku shkoj, as mendoj pse veproj kështu.
Ditët më janë bërë kaq monotone. Netët më janë shndërruar në llogore. Të gjitha këto më nxitin të mendoj dhe më shumë. Madje dhe më shumë më rëndohet shpirti e nuk bëhet kurrë mëngjes.
Tërë trupi më është bërë si sipërfaqe shkretëtire. Shkretëtirë me emrin: “Jetë mos më harro”. Menjëherë pas këtyre mendimeve u gjenda tek e para dritare e shtëpisë sate.
Sa shumë mërzitem që s’arrij të të fal hënën e diellin! Të përdredh edhe gotën, siç duhet… Sa e bukur, gëzohem që s’shoh një lot dëshpërimi në buzëqeshjen tënde të këndshme! Sa e bukur dashuria, kur s’të lë të dish më shumë për vdekjen sesa për jetën!

 

ZJARR DHE LOT

Në sytë e mi të lodhur përkundet taverna. Shkunden kujtimet nga unë, bien në qiriun e dredhur mbi orët e natës, e nata – fushë e pafund, me flakadan. 
Zjarr dhe lot, mesnatë e pasqyruar në sytë e mi të lodhur, në të cilët valëvitet trupi yt. Digjet mes sheshi me jetën time.
O jeta ime, ku mbete? Përtej këtij elipsi të vogël hëna s’guxon të dalë. Kjo orbitë eliptike është vetëm imja… Ja, matanë ka vetëm parmakë të vjetër, vetëm sy të botës së marrë.
Ja pse kjo orbitë, në këtë tavernë, është imja, pse në sytë e tu të vegjël flenë ëndrrat e mia të mëdha.

 

MOSHA E PLEQËRISË

Mos u jep, shpirt 
Shpirti im, mbahu, mbahu, mbahu… A e heton sesi nata po të kafshon në zemër e gishtat e lodhur po të dridhen, si telat e çiftelisë, duke e kënduar këngën e Gjergj Elez Alisë.
Po, kot kënga. Kot.
Shtëpia ende e lëshon pikën.
Sytë ende pikin lot…
E bie terr, i mbyll shtigjet… S’ka gjë.
Ti as dëgjon e as flet në këtë mbrëmje të vetmuar, të ngarkuar me lodhjen time. Druaj se do të dorëzohesh!?
Mos u jep shpirti im, mos u jep.
Ja, kam filluar të shoh ëndërr rrugëtimin tënd të dikurshëm. T’i njoh gjurmët nga të ikën nga unë… e nuk të kthyen më kurrë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s