ROLI I VEPRIMTARIT NË FUNKSION TË SHTETFORMIMIT: Hysen Ibrahimit “Vepra – 2 (Arsimi shqip në Suedi)”, Botoi, SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi-Prishtinë, 2017, faqe 376 / Nga: Nexhat Rexha

ROLI I VEPRIMTARIT NË FUNKSION TË SHTETFORMIMIT

Hysen Ibrahimit “Vepra – 2 (Arsimi shqip në Suedi)”, Botoi, SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi-Prishtinë, 2017, faqe 376

 

Drenas, 29 korrik 2017

Rrethanat shoqërore  në botën njerëzore krijojnë situata nga më të ndryshmet, ato vijnë bashkë me  preokupimet e përkushtimet e tija. Kur njeriun e braktisin objektivat e mundshme për të arrirë synimet e tija, ai gjen shtegdalje për të mundur braktisjen. Në këto rrethana më të pakuptimta u gjend edhe intelektuali ynë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Faktori politik antishqiptar gjithnjë ka krijuar skena dhe ndjekje të vazhdueshme për njeriun tonë, sidomos atij që synonte daljen e popullit të tij nga errësira sunduese, ata vazhdimisht  krijuan situata pashtegdalje për veprim të mundshëm në vendin e tij.

Në këto kondita të kohës shumë shqiptarë u detyruan të largohen në vendlindja e tyre. Ajo që dallon nga bota Ballkanike te popujt tjerë është se shqiptarët  sikur kurbeti i rinjohu në mes vete. Në këto rrethana të reja ata u shpërndanë nëpër vende të ndryshme të Evropës. Mërgata shqiptare që u vendos në shtetet Skandinave  e sidomos në Suedi, sikur më shumë barti mbi supet e tija barrën e rëndë të ndjekjes e nëpërkëmbjes së tij. Nëpër këto shtrirje e shkapërderdhje  kurbetçarët tanë arritën të homogjenizohen  dhe të njohin kulturën, gjuhën dhe karakterin e shtetit  ku filluan jetën e re, ata krijuan edhe përshtypjet e para për kulturën e zellin e tyre për pune e jetë. Shteti Suedez si të gjithë popujve që i lejoi vendqëndrimin aty, i dha mundësi për veprim e ruajtje edhe të kulturës së tyre. Mirëpo, krejt kjo nuk mjafton  për të njohur e rinjohur veten,sepse edhe në vendet tjera të Evropës kishte shqiptarë që mërguan edhe më shumë,por  ajo që dallon  këtë vend janë dy elemente më të favorshme: e para  kultura e një shteti, e dyta njohja e vlerës njerëzore dhe intelektuale për njerëzimin.

Në këto predispozita  të kohës, shqiptarët këtu e patën më vështirë se të tjerët të vepronin, sepse lobi serb  kishte krijuar shumë me herët çerdhet e veta, e ato çerdhe  ruanin frymën dhe karakterin antishqiptar. Kjo rrethanë ngadalësoi procesin  e unifimikit të çështjes shqiptare në Suedi.  Mirëpo, kur bashkohet mendja dhe dashuria e ruajtur e ninullës së kënduar në djep, atëherë  bashkëjeton  ëndrra për liri dhe copat e atdheut sikur arnohen kudo që janë. Duke e  lexuar librin e Hysen Ibrahimit “Vepra-2 (Arsimi shqip në Suedi)”,  domosdo fitohet përshtypja  më konkrete për rrugën, zhvillimin dhe ruajtjen e  arsimit shqip në Suedi. Libri hapet me shatë thënie nga Hysen Ibrahimi. Nga këto thënie më si miri i përshtatet librit  e kohës,thënia:               ” Formulat për të gjetur detyrat për kombin janë para syve tanë, ato presin që  ne t`i zbulojmë dhe t`i zbatojmë”. Nga ky mesazh vjen edhe tërësia e mbarshtrimit të librit, sepse intelektuali ynë në këto hapësira, me kohë ka hyrë në rrjedhat e të ardhmes.   Librit i paraprijnë parathënie e autorit ,fjala e redaktorit Prof. Bedri Paci dhe recensë e prof. Migena Orllati, të cilat   në mënyrë telegrafike   shpalosin  brendinë e librit. Libri “Vepra-2 (Arsimi shqip në Suedi)”, ka konceptim në gjashtë kapituj, nëpër të cilët  kalojnë emrat e mësimdhënësve të mësimit plotësues  të gjuhës shqipe nëpër qytete të ndryshme të Suedisë nga viti 1968-2017.  Me korrektësi  janë shënuar edhe  262 strehimore,çerdhe shkollash me zhvillim të mësimit shqip, çka shihet se këto shënime kanë rëndësi të madhe ,sepse ato dëshmojnë ekzistencën  e fillimeve të para të vendqëndrimit të jetës  për qytetarin tonë. Në këtë kapitull, autori ka shpalosur rolin dhe  rëndësinë institucionale të shtetit Suedez,ndaj arsimit  e kulturës shqiptare. Vlen të theksohet se falënderimi mirënjohës për drejtoreshën Maj Beijer në Entin për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë, paraqet fillimin e mbarë, e  që me kontributin e saj ajo krijon klimën për punë e suksese. Duke i shënuar këto rrjedha të kohës  me protagonistët e  tyre,libri komunikon  më bukur dhe i jep  vlerën  e qëndrueshme  këtyre rrethanave të shekullit të kaluar dhe si i këtillë krijon mundësinë e modelit mirënjohës dhe afirmativ të kulturave  të ndryshme.

Në kapitullin e dytë, radhiten shkrimet që specifikojnë fillimin e vendosjes dhe  shkollat e para shqipe në Suedi. Në vitin 1968 hapet Shkolla e Parë në qytetin Malme, me mësuesit e parë Bejzad Beqiri, Faredin Isai,  Sadulla Zendeli-Daja e tjerë. Autori me shënime  të dokumentuara  shënon vendosjet e grupeve të para në Suedi. Ato kanë fillimin e grupit të parë, fill pas Luftës së Dytë Botërore, grupi i dytë është vendosur  në vitet e 70-ta dhe kështu vazhdon  vendosja e shqiptarëve pas demonstratave të vitit 1981 e deri te  ndjekja e largimi më i instrumentalizuar në fillim të viteve të 90-ta,kur  haptazi ndjekej dhunshëm  intelektuali shqiptar. Në këtë pjesë të librit  Hysen Ibrahimi ka sjell shkrime e dokumente të rëndësishme historike të kohës, të cilat ruajnë autencitetin  e tyre, sepse ishte shumë e vështirë për intelektualin e asaj kohe të hedhë  hullinë e parë  identifikuese për origjinën dhe kulturën e  tij gjuhësore. Kur dihej se lobi serb kishte shtrirje të gjerë në shtetin Suedez. Prandaj ,roli i veprimtarit shqiptar të asaj kohe kërkonte me shumë sakrifica, sepse ndjekja e tij bëhej edhe atje. Por shtresa e mërgimtarëve të vendosur nëpër qytetet të ndryshme ,  luajti rolin më progresiv të tij. Ata konfirmuan origjinën kombëtare dhe gjuhësore,duke dëshmuar nivelin intelektual, dëshirën e vullnetin për të njohur, ruajtur shtetësinë e panjohur  të tyre ndërkombëtarisht. Kështu pjesa më e madhe e tyre,  organizoi vetë shkollën shqipe për dy vite në mënyrë vullnetare, por njëkohësisht punuan pandërprerje për njohjen e shtetit të Kosovës dhe kështu arritën të artikulojnë zërin e tyre në mjedise njerëzore dhe institucionale me përkrahje të parezervë të faktorit vendor. Në këto angazhime, shpaloset identiteti dhe karakteri i fuqishëm i veprimtarit tonë, i vënë në funksion të shtetformimit  dhe ndërkombarizimit të tij.

Në kapitullin e tretë , autori ka  sjellë faktorgrafi  nga takimet e mbajtura në atë periudhë, të cilat janë dëshmi dhe ata saktësojnë rolin e veprimtarëve të asaj periudhe komplekse. Procesverbalet e parashtruara në libër janë autenciteti i veprimit konkret në formimin  themeltar të organizimit  në kuvendet e para të arsimit , si: Kuvendi i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri” në Suedi, me këto mekanizma krijohet e ruhet lidhja me vendlindjen. Hysen Ibrahimi  në këto rrethana  të vështira viziton e njihet përsëafërmi  me vështirësitë e Arsimit në Kosovë, e sidomos në Mitrovicë e rrethinë. Në faqen 102 të librit janë paraqitur  me saktësi  ndihmat e bashkatdhetarëve nga Suedia ,dedikuar Arsimit në Republikën e Kosovës, Në këtë kapitull është me rëndësi të veçantë faktografia e shënuar nëpër këto procesverbale,sepse lexuesi takon me respekt njerëz e miq të devotshëm, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin,  ngritjen e avansuar të shtetit të Kosovës. Pastaj në këtë pjesë mësojmë se sa me përkushtim e profesionalizëm është punuar në hartimin e Planprogrameve  për mësuesit e mësimit plotësues, për ciklin e ulët dhe ciklin e lartë  për disa lëndë mësimore. Këto shënime janë bazament i rëndësishëm për kohën dhe ato shërbejnë edhe për të ardhmen si dëshmi e faktorizim  që prek e dikton të ardhmen e njeriut tonë, sepse kështu ruhet e pasqyrohet historia reale e shtetit tonë.

Në kapitullin e katërt, hapësirë të rëndësishme dhe të gjerë  i jepet rolit dhe punës shumëdimensionale të intelektualit e atdhetarit Bedri Paci. Në këtë kapitull janë dhënë dokumente të rëndësishme, të cilat janë  dokumentaritet për  të afirmuar punën, veprimin në  krijimin sa më institucional për të ardhmen e  Kosovës. Pra, vitet e 90-ta shpalosin të vërtetën e dhunës serbe në Kosovë. E këtë shpalosje e shkundje të pluhurit e bëjnë me vetëmohim veprimtarët ,atdhetarët që punuan, vepruan në shtetin e Suedisë. Ky angazhim e solidarizim gjen  përkrahje të pranueshme, vetëm përmes punës këmbëngulëse të tyre.  Konsiderojmë se kapitulli i katërt është pasqyra më rëndësishme e librit, sepse Hysen Ibrahimi ka radhitur e fokusuar ngjarje e personalitete të dalluara , të cilët me angazhimin,vullnetin ,dijen dhe tërë bagazhin e tyre e kanë  funksionalizuar në shërbim të atdheut. I tërë ky angazhim, kërkonte sakrificë dhe njohje depërtuese, të cilët arritën të kanalizojnë rrugëtimin me bindje se roli i tyre është pjesë funksionale e mekanizmave që vejnë në lëvizje  institucionet Suedeze për shtetin e Kosovës .

Në kapitullin e pestë, në mënyrë  telegrafike janë dhënë shënime për ligjërimet e disa intelektualëve të Kosovës e Shqipërisë. Mirëpo, do të ishte me interes  të botoheshin edhe fjalimet e tyre,  për dëshmi  e vizionin e tyre intelektual në afirmimin e përkrahjen  e të ardhmes sonë. Pastaj është paraqitur  edhe mbajtja e Konferencave arsimore në Suedi.

Kapitulli i gjashtë përmbyll librin, e  në të janë radhitur shkrimet me intervista dhe portrete, të cilat afrojnë informacion të mjaftueshëm për organizimin e rrjedhën e Arsimit shqip në Suedi, vendosja e familjeve  nëpër qytete të Suedisë etj. Autori i librit në këtë pjesë ka radhitur pesë intervista të periudhës më të re, të cilat janë zhvilluar me bashkëveprimtarët e atyre periudhave, në të cilat shpalosen ngjarje e kujtime domethënëse. Në pjesën e fundit  të librit ,autori  ka radhitur shkrime arkivore, të cilat janë autentike si dokumente të ruajtura në procesverbale. Libri në përmbyllje ka ilustrime me fotografi e dëshmi të ndryshme, si nga shtypi Suedez i kohës,poashtu, duke paraqitur edhe dëshmi për grumbullimin e mjeteve financiare të 3%-shit, si dhe për zhvillimin,  organizimin  e arsimit e të jetës kulturore. Duke lexuar librin “Vepra-2 (Arsimi shqip në Suedi)”,  arrijmë të mësojmë se mësimi plotësues në shkollat Suedeze ka arritur intergim  të suksesshëm dhe si i tillë ai ka përfaqësuar, e përfaqëson kulturën shqiptare në mënyrë të suksesshme. Kurse njeriu ynë ka dëshmuar me  angazhim e vetëmohim punën e tij,  si  dhe ka arritur në kohë të duhur të orientojë  drejtë të ardhmen  tonë. Nga ky libër dhe libra tjerë që ka botuar Hysen Ibrahimi dhe  mërgata jonë  në shtetin e Suedisë ,mësojmë se veprimtarët e çështjes kombëtare më mirë se çdo kund  në mërgatë kanë arritur të bashkojnë  vullnetin,dijen dhe intelektin e tyre ta vejnë në shërbim të shtetformimit të shtetit të  Kosovës. Kështu përmes punës së bërë, rezultatet janë të lakmueshme në të gjitha fushat e nevojshme të kohës dhe kështu me angazhimet e  tyre ata funksionalizuan  kohën, kur atdheu ynë kishte nevojën më të madhe. Pra, intelektualët e kësaj kohe me krenari e sakrificë, ditën e mundën kohën anitikohë. Librat e këtillë janë mëse të nevojshme për  ne sot, e për gjeneratat që vijnë pas nesh. Vetë problematika e shtruar brenda kopertonave flet për veprimtarët dhe veprimet e tyre, të cilat argumentojnë se shqiptarët kur janë bashkë në një mendje, dijnë të bëjnë punën siç është më së miri. Dhe vërtet libri të jep këto mbresa brenda kopertinave të tij.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s