DËBORË E NGROHTË / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

DËBORË E NGROHTË

Ti u ktheve.
Arrite kur shpirti im
ishte bërë pasqyrë për melankoninë.
Shtëpisë ja kishin hequr derën
– patjetër personi që ja kisha falë –
xhamet e dritareve në tokë, copë copë,
me perdet era luante një simfoni të prapë,
krevati e mobiljet bërë dru në stivë
gati në zjarr për t’i vënë.

Dhe arrite ti, dëborë e ngrohtë.
Punë e parë
i ndërrove destinacion melankonisë time;
e bëre vazo plastike
e si e mbushe me dherishtë,
mbolle dy lule shege
me të dyja duart
(sa mirë e ndihmonin njëra tjetrën).
Më tej kur pe rrëmujën
që kishte bërë mungesa jote
fillove të kruaje kokën,
vetëm pastaj fillove punën
me dy duart që s’ndaheshin nga njëra tjetra
lave dyshemenë;
ndërsa me dy sytë
më mbaje mua në ekuilibër
kalli misri pa blozë
të mos shkoqesha pa u pjekur
nga ngrohtësia jote.
Dyshemeja u bë pasqyrë,
krevati e mobiljet u ngritën në këmbë,
dera u vendos në mentesha vetë
shpirti im erdhi në formë
për ty u bë pasqyrë,
gjaku i nxehtë,
dhe unë i zoti
për të gëlltitur ty në veç një çast,
dhjetë herë!

petrit sulaj
Shkëputur nga libri “OAZET LUAJNË POKER”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s