Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani
 
 
E thënë dy ditë përpara gjëmës
 
…. ngaqë,
gjithë jetën,
kam mallkuar Zot e Djall,
të dy,
këto mëndje ndriturit,
netët me radhë,
menduan,
e menduan,
e në fund,
shpikën,
tre gjëra,
të shkatërronin shpirtin tim
birrën,
poezinë,
dhe
….ty…
 
 
 
Dita e njëmbëdhjetë!
 
I vura flakën çdo gjëje,
dhe,
qytetit tim të gurtë,
….
e mbaj mend,
që ishte e djela e tretë,
e muajit të tretë,
pra,
ishte dita,
kur zonjat e zotërinjtë
u pispillosën,
për të shkuar në kishë,
unë jo
….
…. pse mëkatet e mia,
nuk kishte kisha,
e prift
ti lante…
….
…. ishte dita e tretë,
muaji i tretë,
kur të gjithë para kryqit,
bënin një amin,
( të ndyrët),
ndërsa unë në qetësi hyjnore,
u vija flakën gjithçkaje,
dhe mureve të qytetit tim.
 
 
 
Gënjeshtër…!
 
Prindërve të mi,
unë,
nuk u fal veç një gjë,
faktin që më gënjyen,
duke më thënë:
– O bir, shko e jeto midis njerëzve.
– Nerëzve?
– Po këta më bënë ujk, përbindësh.
– Ku janë njerëzit?
– Nga e morët këtë informacion?
….
– Mos vallë dhe juve ju gënjyen?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s