Poezi nga Elsa Cenaj

Poezi nga Elsa Cenaj

 

Nënë 

Fjala më e ëmbël
Që më tingëllon në shpirt
Flala më e bukur
Që sundon perënditë
Katër shkronja janë
Sa gjithësia
Je gjithcka për mua
Je ëmbëlsia
Kur isha e Vogël
Të thërrisja Rija..
Emri më i bukur si vetë
Perendija …,  sot ti ke ditlindjen
Kurbeti na ndan, ah e mjera
Zemër që pranë s’ të kam
Dua të shoh në sy’ 100 të uroj
O moj nëna ime .. krenarija Jonë…
ti Je vetë forca
Forca e vërtetë
Jo çdo kush si ti
Do kish ec në jetë
Ti moj nëna ime me një zemër
Të madhe …
Që i ke bërë ballë vullkaneve me llave
Gjurmët e tua krenare i ndjek
Gjembat që has rrugës si rrufe do i heq
Gëzuar oj Nën, o diell, o hën…!

 

A mund pabesia të shndërrohet në besë? 

Besimi im i hapi portën zemrës
Në burimet e lotit tim të lashë
T’i njihje ngjyrat e dhimbjes 
Kisha gabuar’pa e kuptuar
Qenien time dhe tënden. ..

Erdhi gabimi -faj.
Besova perëndishem te ty.
Pranim i gabimit
Në brendësi të shpirtit
Ti shfletove sekretet e mija
Ngjyrat e kopshtit të dëshirës
thithe dhe aromën e mirë të natyrës

Përthithe shpejtë aromën
Hapësirave kodrave të dhimbjes
Burimeve të dashurisë
Gabimi u ligjërua
Në shpirt dhe në sy
Ah të besova pa u thelluar në të ardhmen
Mikepritja dhe besimi I shpirtit tim
U tradhtuan me lot
Asqe mund të kurohen thyerjet
E pabesia në besë smundesh të kthehet
E si mund të ndodhë ndryshe?
Loti s është i zoti
Te kërkojë falje
Kot qan si i lebetitur.
Gjithmon lot të uritur
Për të fshehur besimin
Kjo i bën ata të pangopur
E të pabese në lotien e tyre të palotuar. ..

Edhe nëse të fal (kjo nuk do të ndodhë kurre)
Ku do ta gjesh fuqinë e pendimit?
A mund ta rikthej qetësinë e shpirtit?
Ne këtë mënyrë
A mund të mjekoj
Plagët e dhimbjes të shkaktuara?
A mund ti shërosh ato ti?

Unë të besova
Gjithë jetën do ta vuaj gabimin – fatal
Faji, tashmë shenderruar në një sëmundje kronike tipike…..,pa kurim….
Ti nuk arrite,megjithatë ,të më sillte dritën
Nuk dije si sillet ajo në hapesirat e mia.

Napoli (18-09-2015)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s