Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Kryqëzuar faljes

Të rrëmosh përtej vetes
në ndjekje ndjesish që pulsojnë ritme të fjetura
frymuar ajrit të thatë
të një dielli të fshehur
zbrazëtis së tij,
pa ditur çfarë të mundon
është si të humbasësh eterit
e tërhiqesh nga re erenish
sorkafagë perëndish
zgjuar në pragun e një dite
larë në mërmërima shiu.

Të jesh peng i ndjenjave të ngrira,
që ndizen e shuhen në hapësira të shkretuara zhgënjimi
piramidave grimcuar ikjes së faraonëve të fundit
zhgarravitur mureve të kujtesës
balsamosur dhimbjes
shkruar në hieroglife të pafundme shenjash
zbuluar ulërimës së një ere
e shfryrë shekuj dashurie
është , sikur të endesh ishullit të braktisur,
ku veç deti,
gjëmon jehonën e valëve
dhe ti,
bregut harruar si një murg i ngratë
me sy nga qielli
kryqëzohesh faljes…!

@Julja

 

Ndodh

Dhe ndodh, që…
zhurmat përreth bezdisin
si një muzikë e çjerrë akuartitetit të thyer,
ku përhumbesh
vështrimit lodhur
xhamave të shurdhët rrethuar
nga vetmia
zbrazëtisë tymnajë cigaresh
dhe…,
ndodh …, ndodh…!

@Julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s