Fragment nga romani  “Shtëpia me dy çati” i autorit Rezart Palluqi

Fragment nga romani  “Shtëpia me dy çati” i autorit Rezart Palluqi

-Ka për të deklaruar diçka i akuzuari? – pyeti gjyqtarja, sa
për të larë gojën me ujin demokratik.
Çdo revoltë e imja do të ishte e pavlefshme. Kur më pa
të hesht dhe shikoj vëngër, ajo urdhëroi policin të më largojë
nga salla. Andoni ishte përkujdesur këtë herë, që të m’i zinte këmbët trefish në çarkun e tij. Ndaj parapëlqeva të mos nxjerr asnjë fjalë nga goja.
Por, sapo polici më kapi për krahu, ndryshova mendje dhe
i thashë gjyqtares:
– Drejtësia kurrë nuk ka ardhur si pasojë e ligjeve të
bukura dhe të plota, por si rrjedhojë e pjekurisë dhe dashurisë
njerëzore. Ligjet dhe kushtetuta, lindën mbasi njeriu e la në
baltë bashkënjeriun. Diellin dhe ujin e kemi patur prej miliona vitesh mbi Tokë, por u deshën miliona vite që njeriu të piqet dhe dojë vetveten dhe shijojë dhe ndajë ato me gjithë të tjerët.

Juridikisht, unë sot, ngado që ta dredh, jam fajtor. Rivalët e
mij, më mbushën veturën me pistoleta. Por, ata harrojnë se të njëjtat pistoleta që më futën mua në veturë, në të ardhmen do t’u marrin jetën bijve të tyre, por edhe ty, ose djalit tënd.
Po, po! Do t’ia shpojnë pamëshirshëm lulet e ballit tët biri,
vajze, motre, ose nëne. Ju do të ulërini për drejtësi, atëherë.
Do të shfletoni nenet dhe paragrafët e ligjeve, por do të jetë vonë. Shumë vonë, madje. Me faqet e librit të kushtetutës, dotë mbuloni kokat e përgjakura të njerëzve tuaj të dashur. Kjo,ka ndodhur dhe do të ndodhë, ngaqë Kushtetuta dhe ligjet saj, strehohen në sirtarin e “padrejtësive të pandëshkuara” të së kaluarës. Andoni, edhe pse kreu dy krime ndaj meje dhe gruas së tij, drejtësia greke, e la të lirë. Dhe meqë e bëtë këtë, ai kreu krimin e tretë, duke më futur armë poshtë sediljes së makinës.
Epo, herën e katërt, radhën e ke ti, biri, bija jote e fëmijët e
Andonit dhe e tërë ushtria e tij! Plumbi i të njëjtave pistoleta
që u gjendën në veturën time, do të hapë një vrimë në ballin e tyre të njomë, bukurosh dhe të lëmuar, e prej andej, gjaku do të teptisë prej lules së tyre të ballit, pak a shumë, siç çurgoi prej ballit të Krishtit, dy mijë vjet më parë. Dhe atëherë, Krishti për ty, do të kryqëzohet dy herë në vit. E qartë zonja gjyqtare?
Gjyqtarja u zverdh në fytyrë. Për një hop, u ndje inferiore
ndaj meje, por shumë shpejt shtrëmbëroi buzët plot përçmim.
Fytyrën ma përpiu egërsisht me bebet e syve të saj që gjëmonin si dy liqene të mëdhenj gri në furtunë. Polici shprehu solidaritet ndaj mpakjes e tërbimit të saj, ndaj edhe më tërhoqi me force prej krahu dhe futi me të shtyra në xhipin e policisë.

 

Rezart Palluqi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s