Poezi nga Elvira Bimaj

Poezi nga Elvira Bimaj
 
 
Natë shtatori
 
E zbova gjumin dembelak,
e thashë te ty të vija.
Të më prisje mbi sofat,
nën yll që ndez shkëndija.
S’më rrihej më pa të të parë,
ndaj natës udhën mora.
Por ti nuk erdhe, sytë m’u thanë,
mallin dot se nxora.
 
 
 
Moj natë!
 
Moj natë, më merr me vete!
Larg më lësho!
Do le aty ca derte.
Të lutem, mos trego!
Më merr me vete natë.
Shumë larg mos më degdis,
se ndoshta brengat kthehen,
shpirti s’i braktis.
 
 
 
Kontrastet e jetës
 
E vetme nën hijen time ngushëllohem.
Veten nga gjumi dua ta shkund.
Kjo rruga e jetës sa shumë më ka lodhur.
Eci pa ditur, pa shkuar kurrkund.
 
Kështu është jeta: me ngjyra, pa ngjyra
me hije, pa hije, me zë, pa zë.
Nga thellësia e shpirtit dëgjoj britma,
një zhurmë të madhe për hiç, për asgjë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s