Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

Baltë mbi n(der)in

Një top më baltë mundohesh të hedhësh
Mbi derën time të florinjte kohë më parë,
Pas kaq vitesh me po të njëjtën mënyrë u ktheve
Të përplasesh a të gërvishtësh atë gjurmë të tharë!

Dhe nuk kuptova dhe asnjëherë s’do e kuptoj
Se ç’loj luan me këtë derë që erërat e mundojnë
Sa herë ndërrohen ,stinët e vitet nder,
Kur sheh se e njëjta është dhe nuk u ndërrua asnjëherë!

Ti o femer po ngatërrohesh me fjalët e tua
Me ndjenjën e xhelozisë që të bluan
Me hasmërinë tënde që kurrë s’tu shua
Nga sytë e tu sa herë i afrohesh portës tek mua!

Por , emrin e shënuar nga Perënditë
Dhe nga Zoti që më lindi si dritë,
Nuk ma shuan ti që nxin, askush tjetër
Kur për të është nderi dhe çmimi Njeri patjetër!

Turpi nuk është bukë e as ropb të vishet
As mode e as lajka të përdridhesh,
E kur kurrë s’ka ngjashmëri me nderin
Turpin e ke ngrënë më bukë ti o femer!

Teuta Osmani
Amerikë, 27.9.2017

 

FYTYRA IME

Në perigramin e fytyrës sime
fshehet vija e llogjikës ,
e karakterit në vijim
me perimetrin e tipareve të vendosura
me stilin e fëmijërisë!

Aty shënon pikëtakimin me vija kordinale e orizontale
të pikturuara në diagrame!

Shohim sa herë në pasqyrë
një ndryshim milimetrike çdo ditë
të shprehur ndofta në fshehtësi ,
për vitet ,
për moshën,
për vuajtjet apo për rrjedhim!

Më pas pasqyrës si dihet seç është
një dërrasë
alumin apo kompesat!

I shkruajmë si memorje në pjesën e kokës mbrapa,
me kohëzgjatje,
me tërheqjen e si zhargon nga përpara,
të themi se kjo jam ,
kjo isha ,
dhe a’ do jem e tilla?

Asnjëherë s’e mbaj mend fytyrën e djeshme ,
as të fëmijërisë apo foshjore,
sikurse në pasqyrë sapo tregohet
tashmë këtë kam dhe i besohem !

Nesër s’e di nëse e njëjta e do rikujtohet!

TEUTA OSMANI
26/9/2014 USA

 

SHPIRTRAT

Një erë e fortë sot po më çudit mua
Ndërsa shoh në qiellin pambarim
Retë sikur ecin me nxitim të bardha ne gri vijuar
Dhe duket sikur jam brënda oqeanit të kristaltë dhe lëviz!

Në ç’drejtim kanë synuar të gjejnë përfundim?
Dhe unë mendohem gjatë rrezeshkruarës diellit në agim
Dhe kur mesdita për mua është tani
Tek pres të më e ledhatojë me ngrohtësi!

Ky e kjo rreze që është nisur për tek mua
Si dritë e shpirtit që vendnumëro më ndjen të lë hije
Dhe tani në mendimin se jam e erës
Fluturuar do mbërrijë!

Atje ku gjithësia është e vogël
Shpirtrat nuk kanë të njëjtën madhësi…!

Teuta Osmani
26.9.2016 SHBA…

 

VJESHTA IME

Vjeshtën stinë unë e dua shumë
sepse gjej veten, kujtimet si lumë,
vështroj përjashtë dritares ku zgjon mall
kjo vjeshtë e bukur më troket si fllad!

Vjeshta ime ka qënë me mote
shkruar në kalendarin tim me fotografi,
por unë sa herë nis të lëvdohem
prej saj rritem e bëhem vjeshtore!

Më largon nga rrethi këtu ku ndodhem
më jep krahë të fluturoj,
mes reve të pastra qiellore
vargun shkruaj me frymën prej kohësh!

N’varësi të viteve që shkuan
unë larg nuk kam shkuar,
sepse më rrethojnë çdo ditë stinët
por më e bukura era ku ndihet!

Shkruaj mes reve si kartë
zanoret e këngës që më shoqëron,
refren bëhen qiejtë rradhë
poezia ime me yjet ngjason!

Vjeshtën stinë e dua shumë
ku marrë udhën e të shkruj (arit),
jo rrallë herë më ndodh edhe në gjumë
të ngrihem mesnatë e të shkruaj më shumë!

Teuta OSMANI

24/9/2014 USA

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s