Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

DEDALI,DAMONI DHE LIRIA!…

Peloponezi për usta të gdhendjes së mermerit mbante Damonin.
Dedali ishte legjendë! – Tjetër gjë puna e këtij!
Por Damoni kishte një të misterëshme të fshehtë
Se u shërbente mbretërve më shumë se popullit
Dhe kurrë s’e mori lëvdimin e tijë
Por mbeti duke pritur shperblimin prej tre talentesh
Të mbretit të Sirakuzës!…

Ndërsa Dedali.
Ah Dedali shpërblimin e mori për së gjalli nga statujat e tij
Të cilave u fali lirinë!
Liri që i shndrroi ato nga mermer – në mish,në gjak,në frymë
Në qënie hyjnore që u lëshuan vrap si pranvera
Detrave e ishujve,lëndinave e livadheve të Greqisë
Të kënaqeshin si njerzit dhe me njerzit,në gëzim e dashuri,
Shpirtin e bashkëkombasve shekujve duke zbukuruar
Plot me paqe e ëmbëlsi;prej Trupit të Perëndisë!!…

S N Risto.
Nga vëllimi: DEDALI.

 

KUSH KALON ANDEJ NGA MALI?!

Kush kalon andej nga mali nënë yjet që buzqeshin?!
Kush vrapon me trokthe kali në luginën që ngazllon?!
Është Ai që gëzon fshatin me at’ këng’ që pyjet tresin
Bashk me klithnën e flatrimit të t’hyjnueshmes Dodonë!

Kush mor kush qafon aq bukur mal’n Nëmërçk’ edheTomorrë
Ku gjith’ prrojet derdhin shpirtin nëpër diell edhe det?!
Janë vashat shqipëtarkat,djemt e veshur si dasmorë
Që lulzojn vëndin të tërë, fush – lëndin edhe zabel!

Seç e ka një drit kjo tokë,që Perëndin mahnit në qiell
Që ja japin sylarushet tek qëndisin nusërinë,
Kur kërcejn – tundin shaminë,na i falin fshatit yje ,
E na i bëjnë djemt’ e gjorë, të gdhihen pa fjetur mirë!…

S N Risto.
Nga vëllimi ” ËNDRRAT E VASHËRISË”

 

BËHUNI MODERRNË!…

“Bëhuni modernë
Lërini ëndrrat idiote!.”
Por nga blloku mbretëror del duke rendur Metaneira
Që e mahnit Plleun
Dhe e bën memec
Dhe në gjunjët e Elensis-it,
Violat i çmendin dasmorët!…

Bëhuni modernë!
Bëhuni modernë!!
Sa ftesë primitive për nektarin e poezisë
Që rend luleve dhe shpirtërave të qiellit
Projeve dhe dhimbjeve të diellit!

Oh – eja ! – Eja ti o ëndërr e Sofisë!
Ndër’ ninullat e fëmijërisë
Demetra dhe Thetisi nisën kërcimin nën flakadanjtë e qeshur!
E ç’është modernizmi karshi kësaj parajse ëndrrash qiellore
Ku hijeve të bukurive bredhin shpirtërat e gjyshërve e gjysheve
Tretur dridhjeve mëngjesore?!

Bëhuni modernë!- Eh!
Çup çup një vogëlush shkon drejt një margarite..
Një flutur qëndis një trëndafil…
Nëna hap sëndukun e vjetër
Dhe dhoma kundërmon erë ftua!…

Bëhuni modernë!!
Ptu!!!
Sa ftesë primitive për shpirtin e poezisë!
Modernizmi – lulja pa shije e pa erë
Çoroditur udhëve pa Zot e pa vlerë
Fjal – shëmti e babëzisë!…

S N Risto.
Nga vëllimi ”DEDALI”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s