Monika Molloholli mes penelatës ngjyrë

Monika Molloholli mes penelatës ngjyrë

Monika Molloholli ka filluar të  pikturojë që në   moshë  të  vogël. Pikturonte shpesh me lapsa ose me copëza qymyri  nëpër copëza letrash ose kartone (me aq mundësi sa ishin në ato kohëra të  komunizmit në  Shqipëri.) Pikturën e kishte pasur pasion që në vogëli, ndoshta e kishte  paksa edhe të trashëguar nga xhaxhai saj, piktori elbasanas Hilmi Molloholli, i cili ndërroi jetë në moshë të re. Mund të themi me plot fjalë, që ai ka qenë edhe mësuesi i parë dhe frymëzuesi drejt pikturës.

Me penelat e tij e  bënte të futej thellë në ëndërrime. Motivet e pikturave të saj  janë kryesisht natyra, portretet dhe kujtimet e fëmijërisë. Por shpesh herë nxitet edhe nga vajza e saj Viola, e cila e frymëzon edhe me historitë e saj fëmijërore. Ka pasion edhe portretet e shume filmave vizatimorë (natyrisht për të kënaqur vajzën ).

Kohën e lirë e kalon me pikturën, poezinë  dhe përkthime nga gjuhët e huaja pa lënë pas dore edhe muzikën, e cila është pasioni i saj”. Kohët e fundit po eksperimenton edhe në   artin krijues ose siç e quan  shpeshherë  artin kreativ. I duket një gjë shumë e bukur  të  ndërthurë pikturën me krijimtarinë  artistike.  Kreativiteti është një term që përgjithësisht tregon aftësinë artistike ose njohëse të mendjes për të krijuar dhe shpikur;   Albert Einstein ka shprehur:   “Kreativiteti nuk është gjë tjetër veçse një inteligjence që është kënaqësi.”  Kreativiteti është mënyra e duhur për ti vënë  objektet e  përdorshme në kontakt  me të tjerët.  Një element thelbësor i artit është rreziku. Nëse nuk rrezikon, si mund të krijosh diçka vërtet të bukur që nuk është parë më parë?   Njerëzit e zakonshëm i shikojnë gjërat e reja me një sy të vjetër. Njeriu kreativ  i sheh  gjërat e  vjetra me sy të ri. Sipas mendimit të saj kreativiteti  kërkon kurajo.

Piktura është  më e fortë  për Monikën . Ajo e  bën të bëjë gjithçka që  dëshiron.  Piktura shpeshherë  është  një  sekret midis saj  dhe vetes,  një  lidhje misterioze midis saj që  pikturon , është një  model.  Piktura vjen nga një  vend ku fjalët nuk mund të shprehen. Piktura është një  poezi e cila shikohet,  por nuk dëgjohet.  Piktura është një  mrekulli e cila kërkon shumë mund gjatë jetës për të  qenë  e tillë.

Një falenderim të veçantë Monika e ka për familjen e saj, bashkëshortin dhe vajzat e saj  Viola e Virginia,  të cilat i qëndrojnë  pranë, sa herë që nis e pikturon e që me sygjerimet e tyre bëjnë  që piktura të dalë  plot dritë. Një falenderim të veçantë  ka dhe për mikun, z. Azem Osmani, i cili ishte gazetari i parë që i hapi dritën jeshile rreth pikturës dhe artit në përgjithësi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s