Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

 

***

Ndonjëherë fati na pret udhën të cilën e kemi shmangur,
aty ku ndoshta na presin njerëz të mbrekullueshëm për të na thënë që ende egziston mirësia
egziston shpresa dhe fisnikëria,
për të na thënë që mëngjezet janë ringjallje për shpirtin sa herë vdes
dhe se dielli është gati aty gjithmon për të na dhënë dritën, 
dhe gjithçka vazhdon në njëmijë përplasje qepallash i shtoj një ngyrë të re,
një panoram të re galerisë së shpirtit,
aty ku shoh ende dritën dhe në errësir…

 

***

Jam pikëza e vesës që bie e pupurt mëngjezit,
që fal gjith dashurinë nën petale arome pranverash,
vjeshtërash u fal lulëzim,.
Jetoj dhe vdes aty si një muzë e heshtur nga një bote vi dhe aty ndal,
e mbyll sytë tek shoh gjith shpresë jetë që rriten, 
e në sytë e tyre shoh ate që kurrë s’arrita ta shoh Dritën
Përqafoj paqen si të fundit grimcëza jete brënda meje,
dhe tek shuhem pak nga pak mundohem ta fal veten…

 

***

Do ndes një dritë aty në mes,
ku unë dhe ti nuk bëjmë dot udhë
e të shoh nëse buzëqesh
ti largoj qiellit furtunën
Të mbjell një shpresë aty në mes, 
ku unë dhe ti të shembim mure,
e të shoh kur buzëqesh,
dashurinë ta bëjmë urë.
Do mbjell mes nesh dhe një lëndinë
e të shoh nëse je dritë,
të të sjell timen pranverë,
të lulëzojmë aty çdo ditë..!

 

One thought on “Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Leave a Reply to Kristina Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s