KURRËSESI…! / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

KURRËSESI…!

Si mund të flini…
Pushtimet nisin udhë të reja…
Edhe pa hedhur gra dhe fëmijë në flakë…si më parë…
E ju… stërnipër burrash… dikur zotër e bij zotërish…
Sot, bij robërish e robër që robëroni Atdheun!

Hijet e kalorësve legjendarë, kapedanëve të medhenj
Enden shtigjeve…
Dhimbja e Kombit të coptuar,
Helm që çpon shekujt dhe ua çan zemrat
Në dritën e yjve…

Vetmisë dalin e me gjuhën e të parëve
Psherëtimave bisedojnë me veten dhe me varret…
Pastaj u drejtohen juve nga vjen drita
Me këngën e moçme,,,” O moj Shqypni…”
Ne mund të largohemi… se ka dhe vdekje…
Por ju nga ne…edhe pas vdekjes, kurrësesi!

Sonte vij vetmitar… nëpër pika loti…
Si ëndërr… ju nxjerr nga vetja,
E ju përulem…
Lartësi… o malet e mi…!

15 Shtator 2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s