Poezi nga Elida Rusta


Poezi nga Elida Rusta
 
 
***
 
M’duej, se un’ kështu báj,
nji natë të du,
nji natë të urrej tinëz vedit!!!
 
 
 
***
 
Mbështetem n’diell si vajzë ortiqesh,
të ruej si yll dëshirash që shkëputesh pa t’pa.
T’kam rrëfim në dhomën e lutjeve,
dëshirë
në strehën fjalëlidhun t’mëkateve t’pabame.
Të zgjedh ty si far që natën ma ruen t’virgjën,
si dallgë që ke qejf me u mbyt prej saj.
E du dashninë tande t’pagojë
shtyn lirikën teme t’pacak.
Zgjou e ndijma frymën,
dita s’fillon pa ty!
 
 
 
Lulet e mollës
 
Një çerek shekulli t’kam kërku…
Në qindra netë që i kam zbardh me ty.
Prej dimnit të madh t’Janarit t’atëhershëm,
t’kam prit.
T’kam prit ne çdo grimcë të dinjitetit tem,
kam dit me i ken mirënjohse verês tande që m’mbajti mbrend e s’mla me mërdhit.
M’merr malli për ty e nadjet që çohena tuj kndu prej gëzimit,
për tre diejt qe bekuem me gulshe buzëqeshjesh.
Me dorën tande shkruj vedin,
e m’merr sërish malli për ty mbi tjerët,
m’merr malli pse ti mi din kufijtë e syve,
deri aty ku s’ka univers t’ri.
Shpirti yt e i jemi çelin bashkë
si lulet e mollës në t’njëjtin gem.

 

 


 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s